Koncert Solemn në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedrales

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me QTSHK, organizon Koncert Solemn në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedrales, ditën e martë, më 26 gusht 2025, në ora 19:30 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

PROGRAMI

 

19:30 HAPJA

 

Fjalë rasti të mysafirëve të nderit

 

Ligjëratë:

Don Shan Zefi, 20-vjetori i bekimit të gurthemelit të Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë – një historik

 

Dokumentar:

Dokumentar me fotografi dhe video për 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë

 

Koncert solemn nderimi:

  Koncert solemn  në 115-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës & 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë

Këndojnë: Besiana Mehmedi, mezzosoprano; Mariana Leka, soprano, mjeshtër i madh; Gerald Murra, tenor; Bledar Domi, bas; Rudina Ciko, piano; Kori “Të Mirët e Kombit”; Safete Rogova, aktore; Xhevat Limani, aktor; Dirigjent: Zhani Ciko; Drejtor artistik: Shkodran Tolaj

 

21:00: KOKTEJ NË QENDRËN “BOGDANIPOLIS”

 

JU MIRËPRESIM!

Shpëndaje: