
Miq dhe dashamirë të kulturës dhe arsimit shqip,
Me shumë gëzim ju lajmërojmë se sivjet Manifestimi Tradicional Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll, Komuna e Vitisë, do të mbahen më 19-20 shtator 2025, në ambientet e Shkollës së Parë Legale Shqipe – Muzeu i Shkollës.
Ky është edicioni i 36–t me radhë dhe ka për temë Luigj Gurakuqi, shtetar dhe letrar, në 100-vjetorin e vrasjes, në Bari të Italistë. Një figurë e madhe e popullit tonë: burrështetas i madhe dhe njeri i kulturës.
PROGRAMI
TEMA: Luigj Gurakuqi, Shtetar dhe Letrar
Në 100-vjetorin e vrasjes
E premte – 19 shtator: Nata e parë e festivalit FestFolk Stubëll
Ora 17:00 Defilimi e ansambleve nga Kisha e Shën Jozefit
Ora 19:00 Hapja e festivalit
E shtunë – 20 shtator: Dita qëndrore e takimeve
AKADEMIA SHKENCORE
ORA 10:00: Fjalët përshëndetëse të autoriteteve
Ligjëruesit:
Skender Asani, Dhuna politike dhe komplotet ndaj emigracionit shqiptar pas vrasjes së L. Gurakuqit (1925–1926), sipas dokumenteve të Arkivit të Kroacisë
Enver Hoxhaj, Luigj Gurakuqi: duke ecur me fatin historik dhe shembull politik sot për shqiptarët
Lush Culaj, Luigj Gurakuqi në Konferencën e Parisit 1919-1920
Arben Prendi & Gëzim Puka, Luigj Gurakuqi – poeti dhe studiuesi i vargnimit shqip
ORA 11:30: ORA E MADHE LETRARE
ORA 13:00 Ndarja e Çmimeve
Çmimi “Agim Ramadani” për poezinë më të mirë
Çmimi “Don Gjergj Gjergji”, për kontribut në histori dhe filologji
Çmimi “Qeshk Ukaj”, për veteranët në arsim
ORA 13:15: EKSPOZITË ME DOKUMENTE NGA ARKIVI
Hapja e ekspozitës me dokumente arkivore për vrasjen e Luigj Gurakuqi (kurator: Skender Asani )
Ora 13:30: DREKA
ORA 18:00: FestFolk Stubëll – nata finale

Postimi i Mëparshëm
Postimi Tjetër

