
Të dashur besimtarë/e,
miq e dashamirë,
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Pashkëve 2026, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI
E shtunë, 4 prill 2026 – Vigjilja e Pashkës
Në orën 21:00 – Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilës do t’i prijë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e ipeshkvisë.
E diele, 5 prill 2026 – Dita e Pashkës
Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza.
Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Ringjalljen e Krishtit!
Vëllazërisht,
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë
Lajmërim:
Nuk do të ketë pritje solemne ditën e Pashkëve, por ajo do të mbahet, ditën e mërkurë, më 8 prill 2026, pas koncertit në Katedralen Shën Nënë Tereza, për nder të 70-vjetorit të Kardinalit Shqiptar Ernest Simoni.
Faleminderit për mirëkuptim!

Postimi i Mëparshëm
