PROGRAMI I KRISHTLINDJES 2025 NË KATEDRALEN “SHËN NËNË TEREZA” NË PRISHTINË

Të dashur besimtarë/e,

miq e dashamirë,

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Krishtlindjes 2025, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Me këtë rast fton gjithë besimtarët/et dhe njerëzit vullnetmirë të bashkohen në kremtimin e gëzimit të Lindjes së Jezu Krishtit.

 

 

PROGRAMI

 

E mërkurë, 24 dhjetor 2025 – Vigjilja e Krishtlindjes

Në orën 18:00 – Pritja Solemne e Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”,

 që gjendet nën Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Pritja organizohet nga SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Krishtlindjes 2025

Në orën 24:00 – Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e ipeshkvisë

 

enjte, 25 dhjetor 2025 – Dita e Krishtlindjes 

Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Ndërsa ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren

Në orën 17:00 – Meshë në gjuhën angleze në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Në orën 18:00 – Meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë

 

Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Lindjen e Jezusit!

 

Vëllazërisht,

Dioqeza Prizren-Prishtinë

Shpëndaje: