“Pena e Dritës” organizon prezantimin e botimeve të “Dritës” gjatë vitit 2025

Muaji shkurt i takimeve kulturore “Pena e Dritës”, tradicionalisht i kushtohet prezantimit të botimeve të shtëpisë botuese “Drita”, të publikuara gjatë një viti.

Sivjet, prezantimi i botimeve të vitit 2025 do të mbahet të enjten, më 19 shkurt 2026, në orën 19:00, në bibliotekën “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Do të prezantohen nëntë libra nga pesë seritë e botimevezëri i kishës (3), letërsi (2), humanitas (2), monografi (1) dhe përshpirtëri (1).

Prezantimi do të shoqërohet edhe me disa pika muzikore në piano e viole.

Për këtë rast, për të gjithë dashamirët e librave, botimet që do të prezantohen dhe të gjitha të tjerat nga Sh. B. “Drita”, ofrohen me zbritje prej 50 %.

Pas promovimit do të ketë një koktej në “Agora” të Qendrës “BogdaniPolis”.

 

Prezantimi është i hapur për të gjithë.

Ju mirëpresim!

Shpëndaje: