“Pena e Dritës” prezanton dy veprat e përkthyera në frëngjisht: “Lahuta e Malcisë” dhe “Këngët e Kreshnikëve”

Në vazhdën e takimeve kulturore “Pena e Dritës”, ditën e martë, më 23 shtator 2025, do të kemi promovim të dy botimeve në frëngjisht “Lahuta e Malcisë” dhe “Këngët e Kreshnikëve”.

Takimi mbahet në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, në orën 19:00.

Në këtë takim kulturor do ta kemi të pranishëm përkthyesin, z. Abidin Krasniqi, me të cilin do të bëhet një bashkëbisedim mbi sfidat e përkthimit dhe rëndësinë e promovimit të këtyre veprave në botën frëngjithshtfolëse.

Pas takimit, në ambientet e Agorà-s, do të shtrohet një koktej për të pranishmit, si mundësi e vazhdimit të qëndrimit bashkë dhe bashkëbisedimit mes dashamirësve të kulturës.

Takimi është i hapur për të gjithë.

Ju mirëpresim!

Shpëndaje: