Barra e gjykimit

Nga Henri Nouwen

 

Imagjinoni të mos keni fare nevojë të gjykoni askënd. Imagjinoni të mos keni dëshirë të vendosni nëse dikush është një person i mirë apo i keq. Imagjinoni të jeni plotësisht të lirë nga ndjenja se duhet të vendosni për moralin e sjelljes së dikujt. Imagjinoni se mund të thoni: “Unë nuk po gjykoj askënd!”

Imagjinoni – a nuk do të ishte kjo liri e vërtetë e brendshme? … Por ne mund të heqim dorë nga barra e rëndë e gjykimit ndaj të tjerëve vetëm kur nuk do të na bezdisë të mbajmë barrën e lehtë të të qenit i gjykuar!

A mund ta çlirojmë veten nga nevoja për të gjykuar të tjerët? Po, duke pohuar për vete të vërtetën se ne jemi bijat dhe bijtë e dashur të Hyjit. Për sa kohë që ne vazhdojmë të jetojmë sikur të jemi ajo që bëjmë, ajo që kemi dhe çfarë mendojnë të tjerët për ne, do të mbetemi të mbushur me gjykime, opinione, vlerësime dhe dënime. Ne do të mbetemi të varur nga nevoja për t’i vendosur njerëzit dhe gjërat në vendin e tyre “të duhur”. Në masën që ne përqafojmë të vërtetën se identiteti ynë nuk është i rrënjosur në suksesin, fuqinë ose popullaritetin tonë, ne mund të heqim dorë nga nevoja jonë për të gjykuar. “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni! Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni.” (Mt 7, 1).

(Marr nga Henri Nouwen Society | Facebook)

Shpëndaje: