
Ky tekst është përmendur shpesh si një moment profetik, sepse përshkrimi i “papës së ardhshëm” përputhej në mënyrë të jashtëzakonshme me atë që vetë Bergoglio do të bëhej si Papa Françesku.
Teksti i plotë:
Ne e përmendëm ungjillëzimin. Kjo është vetë thelbi i Kishës, arsyeja e ekzistencës së saj. “Gëzimi i ëmbël dhe ngushëllues i ungjillëzimit” (Pali VI). Edhe vetë Jezu Krishti na nxit nga brenda.
- Ungjillëzimi nënkupton zell apostolik. Ungjillëzimi në Kishë presupozon “paresinë” – domethënë guximin për të dalë nga vetvetja. Kisha është e thirrur të dalë nga vetja dhe të shkojë drejt periferive, jo vetëm atyre gjeografike, por edhe periferive ekzistenciale: atyre të prekura nga misteri i mëkatit, vuajtjes, padrejtësisë, padijes dhe mungesës së fesë; periferitë e mendimit dhe çdo forme të mjerimit.
- Kur Kisha nuk del nga vetja për të ungjillëzuar, ajo bëhet autoreferenciale (vetë-qendrore) dhe sëmuret (shihni gruan e kërrusur mbi veten në Ungjill). Të këqijat që ndër shekuj e mundojnë Kishën kanë rrënjët e tyre në këtë vetë-qendrim, në një lloj narcizizmi teologjik. Në Zbulesë, Jezusi thotë se qëndron te dera dhe troket. Shihet qartë se teksti tregon se Ai është jashtë dhe po kërkon të hyjë… Por nganjëherë, unë mendoj se Jezusi troket nga brenda, sepse ne nuk e lëmë të dalë. Kisha atuoreferenciale, domethën e kthyer vetëm kah vetja, dëshiron ta mbajë Jezusin brenda, pa ia lejuar daljen.
- Një Kishë autoreferenciale – vetë-qendrore, pa e kuptuar, mendon se e ka dritën e vet, dhe kështu pushon së qeni “mysterium lunae” (misteri i hënës që pasqyron dritën e Diellit), dhe hap vend për një të keqe të rëndë: botësinë shpirtërore (sipas Henri de Lubac, e keqja më e madhe që mund ta godasë Kishën). Të jetosh për të lavdëruar njëri-tjetrin… Në mënyrë të thjeshtuar, ekzistojnë dy imazhe të Kishës:
- Kisha ungjillëzuese që del nga vetja, që “e dëgjon me përkushtim dhe e shpall me besnikëri Fjalën e Zotit” (Dei Verbum religiose audiens et fideliter proclamans), dhe
- Kisha botësore që jeton në vetvete, nga vetja dhe për vetveten.Kjo duhet të ndriçojë mundësitë e ndryshimeve dhe reformave në shërbim të shpëtimit të shpirtrave.
- Duke menduar për Papën e ardhshëm: Një njeri që, duke vështruar Jezusin Krisht dhe duke e adhuruar Atë, do ta ndihmojë Kishën të dalë nga vetja drejt periferive ekzistenciale; një Papë që do ta ndihmojë Kishën të jetë një nënë pjellore, që jeton në “gëzimin e ëmbël të ungjillëzimit”.