Ish-Miss Kalifornia SHBA Carrie Prejean Boller pagëzohet në Kishën Katolike: “Më në fund jam në shtëpi”

Në Vigjiljen e Pashkëve në Kishën Katolike Universale pagëzohen katekumenët, të rriturit që janë përgatitur për pagëzim. Në gjithë botën ka pasur pagëzime, ashtu edhe në Kishën tonë në Kosovë. Njëra prej personaliteteve që tërhoqi vëmendje në botën e media dhe opinion publik ishte ish-missi i Kalifornisë në SHBA, Carrie Prejean Boller, e cila e lajmëroi këtë ngjarje të bukur në rrjetet sociale.

 

Modelja amerikane dhe ish-Miss Kalifornia e SHBA-së, Carrie Prejean Boller, ka njoftuar se ka përqafuar Kishën Katolike gjatë këtyre Pashkëve.

Prejean Boller shprehu gëzimin e saj të jashtëzakonshëm në postimet virale në Instagram dhe Twitter. Ajo shfaqi mirënjohje, duke thënë se është “më në fund në shtëpi”, duke zbuluar gjithashtu se zgjodhi Shën Frances Xavier Cabrini si shenjtin e saj të krezmimit.

Ky është teksti i postimit të Carrie Prejean Boller:

Më mirëpritën në Kishën Katolike të vetme, të shenjtë, apostolike, në vigjiljen e Pashkëve mbrëmë. Kam marrë sakramentet e Pagëzimit, Eukaristinë e Shenjtë, Rrëfimin dhe tani Krezmimin. Faleminderit Zotit 🙏🏽

Krishti është Mbret.

Këtu jam, o Zot. Më dërgo.

Më në fund jam në shtëpi⛪️

Emri im i krezmimit është Shën Françesk Cabrini, shenjti i parë amerikan nga Italia.

Faleminderit At Joe-it që më pritët me krahë hapur 🕊️✝️”

Prejean Boller u rrit në një familje të krishterë ungjillore. Ajo fitoi titullin Miss California USA në vitin 2009 dhe modeloi për markat kryesore si Target, Bloomingdale’s, Saks Fifth Avenue dhe Nordstrom. Është e martuar me ish-mbrojtësin e NFL Kyle Boller.

Qindra komente vërshuan në rrjetet sociale të Prejean Boller. Shumë e uruan dhe e mirëpritën në shtëpi.

Argjipeshkvi i San Franciskos, Mons. Salvatore Cordileone, në platformën X, shkroi duke e uruar me fjalë bariu: “Carrie, pas gjithë asaj që ke kaluar, jam shumë i lumtur që të mirëpres në shtëpi.”

Le të lutemi për të gjithë ata që gjatë këtyre Pashkëve të Zotit, u bashkuan me Kishën Katolike, që të bëhen dëshmitarë të shpresës që është mbjellë në ta!

 

Marrë nga Former Miss California USA Carrie Prejean Becomes Catholic

Shpëndaje: