Sot, Kisha Katolike kremton ditëfestën e Shën Nikollit, ipeshkëv i Mirës në Azi të Vogël (Turqia e sotme), në shekullin e IV, një ndër shenjtërit e dëshmitarët e Krishtit më të nderuar nga besimtarët e krishterë. Më poshtë e publikojmë uratën e famshme shqiptare drejtuar Shën Kollit.
Sa hyqmet e mrekulli
që ka ba Shejti Shën Kollë,
difton qiella me lumni
tanë dynjaja s’pranë tue folë.
Barkaxhia tue vozitë,
derdimendi që lypë bukë,
kangë e lavd s’rrinë pa qitë,
si shtektari që ban rrugë.
Si zenjin, si fukara,
në pastë marrë ndoj e ligë e randë,
fill te i Lumi pa ia da
në uj t’Shën Nkollit gjen derman.
Qysh se leu ky fmi n’dylnja
kje si ylli që shkëlqen,
që po i duken punt e mdha,
gjindja mbushen me gazmend.
Ai kje i pastër si biluri,
i dha korpit t’madh ezgjet:
as n’e prende as n’e merkur
gji nuk merrte prej nans vet.
Tue u rritë me shumë urti
shpejt e njiten prindja n’shkollë
e nji t’madhe mrekulli
hin me e ba Shejti Shën Kollë.
Kur prej shkolls kthente n’shpi,
hasë një gru që ish tue dekë
e ky djalë plot me dashni
tue i ba kryq e shndosh me vrep.
Adeodati djalë dishirit
kje grabitë e çu n’gurbet
e i Shën Nkolli prej misirit
për hava e çon n’shpi t’vet.
Tri kuleta tuj i dërgue
për tri vajza t’mbetun shkretë
prej dritaret shkon me ia lshue,
erz e shpirtin n’selamet.
Tre fmi t’mbytun prej katilit,
shti në shekë copë e grim,
shohin prap dritën e diellit,
i ngjallë Shën Kolli me i bekim.
Fushë e male, tokë e det,
ajër zjerm e diell e hanë,
sa Shën Kolli s’kenka i nxeht;
për gjithkend diftojn taman.
Dridhet ferri prej idhnimit
kur Shën Kolli del n’mejdan.
ik armiku prej trishtimit
kur i kshteni thotë “Aman”.
Për nji t’madhe porosi,
o Shën Koll, nji t’madhe nder:
na e ban t’gjithve si dhunti
n’doren tande t’jem përherë.
T’bijt e Zojs t’kongregacionit,
me gjithë zemër tuj u dasht,
t’i mbajm veprat e devocionit,
turp e marre, fjalë pa drashtë.
Ban që shpirtit t’i bajm rrëfimin,
me ndigjesë e përvujtllek,
shpesh tuj e marrun na kungimin,
sikur t’gjithve na përket.
E n’at ditë që t’jet shenue
prej kso jete na me u hjek,
n’dorën tande kjoshim lshue,
ku gjithmonë na kjeme pshtetë.
O i Shën Kollë plot me dashni
Shpirtnat tonë ti na i kujto.
Prap po t’bajm ket porosi:
ti n’at jetë t’gjith na shëlbo.
Ashtu kjoftë./drita.info