
Në bashkëpunim mes SH. B. “ DRITA” & Qendra për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore (QTSHK), nga 25 gusht deri më 5 shtator, organizohen “Ditët e Shën Nënë Terezës” 2025, të cilat promovojnë me aktivitete kulturore dhe shpirtërore jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës në vendete të ndryshme të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
PROGRAMI
25 GUSHT – SHKUP
Ora 14:00 – Vendosje e luleve te pllaka përkujtimore, në vendin ku ka qenë shtëpia e Nënës Terezë.
Ora 14:30 – Promovimi i tre veprave kushtuar jetës dhe misionit të saj, në restorantin “La Teraca”:
Don Lush Gjergji, Porositë e Shën Nënës Terezë për ne
Skender Asani, Gonxhja e Shkupit në kurorën e botës
Skender Asani & Albert Ramaj, Me bashkëudhëtarët e Nënës Terezë – Nga misioni në shenjtëri.
26 GUSHT – PRISHTINË
Ora 12:00 – Vendosja e luleve te Shtatorja e Nënës Terezë në sheshin qendror në Prishtinë.
Ora 19:30 – KATEDRALJA “SHËN NËNË TEREZA
Koncert solemn nderim në 115-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Tereza & 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë .
28 GUSHT – PRSHTINË
Ora 19:00 – Në Bibliotekën “ Ernest Koliqi”, promovim i tre librave kushtuar Nënës Terezë:
Skender Asani, Gonxhja e Shkupit në kurorën e botës
Skender Asani & Albert Ramaj, Me bashkëudhëtarët e Nënës Terezë – Nga misioni në shenjtër
30 GUSHT – STRUGË – PRISHTINË
Ora 11:00 – Vendosja e luleve te shtatorja e Nënë Terezës.
Ora 12:00 – Salla e Kuvendit Komunal
Promovimi i tre librave kushtuar Nënës Terezë:
Don Lush Gjergji, Porositë e Shën Nënës Terezë për ne
Skender Asani, Gonxhja e Shkupit në kurorën e botës
Skender Asani & Albert Ramaj, Me bashkëudhëtarët e Nënës Terezë – Nga misioni në shenjtëri
ORA 12:30 – PRISHTINË
Shërbimi i drekës nga të rinjtë dhe studentët në Menzën e të Varfërve në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë.
2 SHTATOR – TIRANË
Ora 19:00 – Promovim librash
Në sallën “Kardinal Ernest Troshani,” në Argjipeshkvinë Tiranë-Durrës, mbahet promovimi i tre librave kushtuar jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës.
3 SHTATOR – PRIZREN
Ora 11:00 – Në Universitetin “Ukshin Hoti” mbahet promovimi i tre librave kushtuar Shën Nënë Terezës.
4 SHTATOR – LETNICË
Ora 17:00 – Orë letrare
Ora 18:30 – Mbjellja e pishës në oborrin e Shenjtërores
Ora 19:00 – Procesion me qirinj nga pjesa e vjetër e Letnicës drejt Shenjtërores
Ora 19:30 – Koncert Solemn nderimi për Nënë Terezën në Shenjtërore.
Ora 19:00 – PRISHTINË
Procesioni me qirinj nga Katedralja “Shën Nënë Tereza” deri te Shtatorja e Nënë Terezës në qendër të qytetit.
5 SHTATOR – PRISHTINË
Ora 11:00 – Mesha solemne e festës së Nënë Terezës në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Organizatorët:
Sh. B. “Drita” & “QTSHK”