
Më 6 dhjetor 2025, ditë e shtunë, në ditëkujtimin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me Argjipeshkvinë e Tivarit, organizon “Ditët e Bogdanit” 2025, të shtatat me radhë, që mbahen në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Sivjet, “Ditët e Bogdanit” i kushtohen 100-vjetor i lindjes së Dom Simon Filipajt, përkthyesit të Biblës në gjuhën shqipe.
PROGRAMI
Ora 16:00 – AKADEMI SHKENCORE
Ligjërues:
Imzot Zef Gashi, Njohja dhe bashkëpunimi disavjeçar me Dom Simon Filipajn
Dom Lush Gjergji, Botimet biblike dhe liturgjike nën kujdesin e Dom Simon Filipajt
Dom Simo Luljiq, Zgjedhja e disa fjalëve të rralla te përkthimi i Dom Simon Filipajt
Dom Kolë Dedaj, Poezia hebraike në përkthimin e Dom Simonit dhe në atë të Shoqërisë Biblike
Evalda Paci, Teksti biblik në mjeshtërinë e Simon Filipajt, burim analizash disapërmasore
Ndue Ukaj, Bibla në letërsinë shqipe
Ora 18:00 – MESHA E SHENJTË NË KATEDRALEN “SHËN NËNË TEREZA”
Kremtues: Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv në pension i Tivarit
Ora 19:00 – AKADEMI SOLEMNE
Fjalët përshëndetëse të autoriteteve
Pikë muzikore: Frédéric Chopin – Balade, (Lule Elezi, piano)
Lectio Magistralis:
Imzot Rrok Gjonlleshaj, Dom Simon Filipaj, meshtari që bëri të na flasë Zoti shqip
Pikë muzikore: Giulio Caccini, “Ave Maria” (Martina Lekaj, soprano & Magdalena Sedaj, piano)
Prezantimi i botimeve dhe ekspozim i dorëshkrimeve të Dom Simon Filipaj (kurator Dom Simon Filipaj)
Pikë muzikore:
“Ubi Caritas”, këndon Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë
“Unë, biri yt Kosovë”, (Aurela Murtezaj, soprano & Magdalena Sedaj, piano)
Ora 20:00 – Koktej në “Agorà”
JU MIRËPRESIM!

Postimi i Mëparshëm
