
Ku banon?
Gjon Pagëzuesi qëndronte pranë Jordanit. Kur pa Jezusin, që kaloi pranë ti, tha: “Ja Qengji i Hyjit!” Nxënësit e Gjonit shkuan pas Jezusit. Kur Jezusi i pa që po e ndjekin ju tha: “Çfarë kërkoni? Ata përgjigjen: “Mësues ku banon?”. Jezusi u tha: “Ejani e shihni”.
“Mësues ku banon?” Gjoni dhe Andreu kërkonin thelbin. Dhe gjetën vendbanimin e Hyjit.
Ku banon ky Zoti ynë? Ku ta gjejmë në jetën e përjetshme?
Të shikojmë zemrën tonë. Çfarë gjejmë në të?
Në Bibël zemra është “leb”, vend ku Hyji flet njeriut, vend ku zbulohet Hyj. “Lum të pastërtit në zemër, sepse do ta shohin Hyjin”, lexojmë në Ungjill.
“Ky vend në njeriun është përgatitur për Shenjtëri. Është i përgatitur për të pranuar Hyjin dhe është vend i dashurisë se Përjetshme”. Zemra është vendbanimi i Hyjit. Si tabernakulli në kishë, kaq vend të rëndësishëm ka zemra në njeriun. Është banimi i Hyjit. Shenjtëria në zemër është prani hyjnore.
Kjo dhomë e brendshme. Çdo njeri e njeh ketë dhomë. Në këtë dhomë drejtohet kur kërkon të vërtetën, thelbin dhe kuptimin e jetës.
Njeriu hyn në këtë dhomë kur ka dëshirë të jetë me Hyjin. Zoti qëndron në zemrën e njeriut, nga ky vend e pret, i flet, drejton dhe ngushëllon atë:
“Nga zemra shpërndahet drita e Hyjit dhe depërton nëpër tërë shpirtin dhe trupin njerëzor”. “Prania e Hyjit qetëson dhe përqendron njeriun”. Kjo prani e bën njeriun të bukur, të fortë, krijues, të dashur.
Nëpërmjet zemrës vjen nga njeriu e mira, butësia, ndjeshmëria, gëzimi. Gjithë këto vijnë nga Zoti ashtu siç rrezet nga dielli. Por ky vend është i boshatisur në shumë Zemra. Shqetësimet e kësaj bote dhe dëshirat e mishit e kanë larguar Zotin nga qendra. Përqafimi i mëkatit e errësojnë dritën e Tij. Në zemrat e tilla Hyji është akoma i pranishëm, por shumë i lënë pasdore dhe i poshtëruar, kështu që njeriu me këtë zemër as nuk është i vetëdijshëm për Te, as nuk e pranon.
Errësira e zemrës është e madhe.
Nuk është e njëjtë, se si jetojmë. Çfarë kërkojmë dhe çfarë gjejmë, dhe në cilën dhomë hyjmë. Me ke bashkëjetojmë në zemrën tonë. Zemra është shumë e ndjeshme, e ka detyrën e saj. Nëse jeta e Hyjit nuk rrjedh në të fillon të rrjedh jeta e Errësirës. Këtu ka edhe pasoja, por jo vetëm për këtë jetë, ne e dimë se do të vijë koha e të korrave, ku zjarri pastrues do të pastrojë shpirtrat në Purgator, duke u shkaktuar atyre dhimbje të mëdha. Çdo vepër numërohet.
Pra, çfarë mbush zemrën time në ketë kohë? Kujt ia hap zemrën dhe çfarë pranoj në te?
Ndryshe është me shpirtin që do të jetë te Zoti. Atë do ta mbush zjarr i dashurisë së pashtershme. Dhe bekimi i përjetësisë.
“Ku banon?”, e pyeten Jezusin. “Ata e gjetën dhe qëndruan me Te”.
Ta lusim, që të jemi të aftë të hyjmë në zemrën tonë e në të të gjejmë Hyjin. Aq afër e kemi, të qëndrojmë me Te.
| p. Sinkovec, SJ |

Postimi i Mëparshëm
Postimi Tjetër

