
Të dashur besimtarë/e,
miq e dashamirë,
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Krishtlindjes 2025, i cili do të kremtohet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. Me këtë rast fton gjithë besimtarët/et dhe njerëzit vullnetmirë të bashkohen në kremtimin e gëzimit të Lindjes së Jezu Krishtit.
PROGRAMI
E mërkurë, 24 dhjetor 2025 – Vigjilja e Krishtlindjes
Në orën 18:00 – Pritja Solemne e Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”,
që gjendet nën Katedralen “Shën Nënë Tereza”
Pritja organizohet nga SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Krishtlindjes 2025
Në orën 24:00 – Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e ipeshkvisë
E enjte, 25 dhjetor 2025 – Dita e Krishtlindjes
Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
Ndërsa ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren
Në orën 17:00 – Meshë në gjuhën angleze në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
Në orën 18:00 – Meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë
Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Lindjen e Jezusit!
Vëllazërisht,
Dioqeza Prizren-Prishtinë

Postimi i Mëparshëm
Postimi Tjetër

