Koncert solemn në nder të Kardinalit Shqiptar Ernest Simoni në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Të dashur miq,

Me gëzim ju njoftojmë se më 8 prill 2026, në orën 19:00, në Katedralen Shën Nënë Tereza do të mbahet koncert solemn në nder të Kardinalit Shqiptar Ernest Simoni, me rastin e 70-vjetorit të shugurimit të tij meshtarak.

Ky aktivitet organizohet nga Fondacioni Kardinal Domenico Bartolucci, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, e nën patronatin e Ambasadës Italiane në Prishtinë, për të nderuar një ndër figurat më të shquara të historisë së re të Kishës dhe popullit tonë.

Kardinali Simoni mbetet një simbol i qëndresës së fesë dhe ndërgjegjes përballë persekutimit komunist në Shqipëri, një dëshmitar i gjallë i besimit të pathyeshëm.

Kujtojmë se Kardinali ishte i pranishëm në Prishtinë në vitin 2017, si i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut, në shugurimin e kësaj katedraleje historike, një ngjarje që mblodhi mijëra besimtarë.

 

Hyrja në koncert është e lirë për të gjithë.

 

Ju mirëpresim të ndani këtë moment të veçantë artistik dhe shpirtëror!

Shpëndaje: