PROGRAMI I FESTËS SË PASHKËVE 2026 NË KATEDRALEN SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Të dashur besimtarë/e,

miq e dashamirë,

 

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Pashkëve 2026, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

 

PROGRAMI

E shtunë, 4 prill 2026 – Vigjilja e Pashkës

Në orën 21:00 – Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilës do t’i prijë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e ipeshkvisë.

 

E diele, 5 prill 2026 – Dita e Pashkës 

Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza.

 

Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Ringjalljen e Krishtit!

 

Vëllazërisht,

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë

 

 

Lajmërim:

Nuk do të ketë pritje solemne ditën e Pashkëve, por ajo do të mbahet, ditën e mërkurë, më 8 prill 2026, pas koncertit në Katedralen Shën Nënë Tereza, për nder të 70-vjetorit të Kardinalit Shqiptar Ernest Simoni.

Faleminderit për mirëkuptim!

Shpëndaje: