U prezantua sot në Vatikan enciklika e parë e Papa Leonit XIV “Magnifica Humanitas”, mbi ruajtjen e personit njerëzor në kohën e Inteligjencës Artificiale

Me enciklikën “Magnifica Humanitas”, e cila që u prezantua sot paradite në sallën e re të Sinodit, në Vatikan, Papa Leoni XIV i qaset revolucionit digjital dhe inteligjencës artificiale duke u nisur nga njeriu, dhe jo nga teknika. Një enciklikë që denoncon format e reja të skllavërisë digjitale dhe propozon qytetërimin e dashurisë si një alternativë konkrete. Krishti në qendër: jo për të fikur makineritë, por për t’i rikthyer ato në shërbim të dinjitetit të çdo personi.

 

U botua dhe prezantua sot, më 25 maj, në Vatikan enciklika e parë e Papës Leoni XIV: “ Magnifica Humanitas”. Kjo letër enciklikë, e nënshkruar më 15 majin e kaluar, e ndarë në pesë kapituj me hyrje dhe përfundim, e cila përshkon Doktrinën shoqërore të Kishës katolike në kohën e inteligjencës artificiale, por mbi të gjitha është një enciklikë mbi “ruajtjen e personit njerëzor në kohën e Inteligjencës Artificiale (IA-së)”, një thirrje që inteligjenca artificiale t’i shërbejë njerëzimit dhe jo pushtetit të pak njerëzve. Enciklika e Papa Leonit XIV u nënshkrua dhe u botua në 135-vjetorin e enciklikës “Rerum novarum” (“Mbi gjërat e reja”) të Papa Leonit XIII.

“Magnifica humanitas”, dokumenti i Leonit XIV i kushtohet mbrojtjes së njeriut nga devijimet e inteligjencës artificiale. Thekson nevojën për ta «çarmatosur teknologjinë» me qëllim që «të largohet e lirohet nga monopolet» e Big Tech-eve që janë «më ndikuese se qeveritë». Mjaft më me kolonializmin digjital që i redukton jetët e njerëzve në informacione të shfrytëzueshme. Kontrolli i të dhënave është një nga çështjet morale më urgjente.

Me enciklikën Magnifica Humanitas, e cila që u prezantua sot paradite në sallën e re të Sinodit, në Vatikan, Papa Leoni XIV i qaset revolucionit digjital dhe inteligjencës artificiale duke u nisur nga njeriu, dhe jo nga teknika. Një enciklikë që denoncon format e reja të skllavërisë digjitale dhe propozon qytetërimin e dashurisë si një alternativë konkrete. Krishti në qendër: jo për të fikur makineritë, por për t’i rikthyer ato në shërbim të dinjitetit të çdo personi.

Në fjalimin e tij përmbyllës, Papa bëri një paralelizëm me çarmatimin bërthamor. “Ashtu si energjia bërthamore, edhe inteligjenca artificiale duhet të vihet në shërbim të të gjithëve dhe të së mirës së përbashkët”, pohoi Ati i Shenjtë. Leoni XIV shpjegoi se e ka zgjedhur “me vetëdije” termin “çarmatim” sepse “këto fjalë janë të afta të tërheqin vëmendjen, të zgjojnë ndërgjegjet dhe të tregojnë rrugë përpara për njerëzimin mbarë”. Papa shtoi se “vendimet mbi teknologjinë nuk duhet të ndahen kurrë nga ndërgjegjja dhe përgjegjësia”. Në fjalën e tij, Prevost shprehu gjithashtu edhe shqetësimin për “sistemet autonome të armëve praktikisht përtej çdo kapaciteti të vërtetë njerëzor për kontroll”.

Bota është bërë copë-copë, njerëzimi është fragmentuar. Kultura e viteve të fundit e ka nxjerrë në pah këtë në format nga më të ndryshmet: që nga shoqëria likuide e Bauman-it te ajo e rrezikut e Ulrich Beck-ut; që nga gërryerja e lidhjeve shoqërore e Richard Sennett-it deri te fragmentimi në epokën e rrjeteve i Manuel Castells-it, duke kaluar, së fundi, përmes “narrativave të mëdha” të Jean-François Lyotard-it. Papa Leoni XIV vendos të bashkojë sërish prishjen dhe indin e pëlhurës. Magnifica Humanitas është para së gjithash kjo: një akt guximi, nomen omen, sepse lë mënjanë atë që bota pret nga Papa – jo një temë specifike siç është një teknologji – në mënyrë që një Papë i lirë të mund të kujdeset për botën në atë që ajo ndoshta nuk e pret më. Prevost riniset nga e vetmja qendër e mundshme, për të dhe për ne, Krishti.

Përmes analizimit të asaj që po ndodh si pasojë e revolucionit digjital dhe inteligjencës artificiale, Papa Leoni në enciklikën Magnifica Humanitas tenton të përmbysë lëvizjen centrifugale që po shqyen qenien njerëzore, duke i kërkuar çdo gruaje dhe burri me vullnet të mirë, sipas karizmave dhe përgjegjësive, të bëhen pjesë aktive dhe ta kthejnë këtë lëvizje në centripetale, duke përdorur po atë forcë që teknika zotëron, por duke i dhënë asaj një shenjë e dritë të re. Për të rikthyer njerëzimin në qendrën e tij – të shëndetshëm, të shëruar dhe mbi të gjitha të ri-përqendruar – ashtu siç thotë edhe motoja e tij episkopale dhe papnore In Illo uno unum. Dimensioni antropologjik është konstant përgjatë gjithë enciklikës Magnifica Humanitas , e cila është po, një dokument social, por ku shoqëria nuk është gjë tjetër veçse shtëpia ku njeriu mund të jetë vetvetja, të përparojë e të lulëzojë. Që nga individi e duke kaluar përmes familjes, shtyllë e shoqërisë, e deri te shoqëritë dhe arkitekturat që mundësojnë jetën shoqërore, si ekonomia dhe politika.

Disa pjesë të enciklikës Magnifica Humanitas janë denoncime të forta dhe të qarta, ndërsa të tjerat, pjesa më e madhe, ofrojnë një alternativë konkrete: qytetërimin e dashurisë. Papa Leoni nuk ka ndërmend të fikë makineritë – edhe pse kur bëhet fjalë për më të vegjlit, heshtja është e mirë, më e shëndetshme – por t’i bëjë ato sërish atë që duhet të jenë: në shërbim. Në shërbim të së mirës së përbashkët dhe, kësisoj, të individëve dhe të atij trupi që është njerëzimi. Midis referencave të shumta që mund të citoheshin, po përmendim një: “Liria, në epokën digjitale, nuk është vetëm një fakt i brendshëm: ajo është gjithashtu edhe një çështje publike, që kërkon rregulla të qarta, transparencë, mundësi ankimimi dhe kufij të përshtatshëm ndaj përdorimit të teknologjive invazive, me qëllim që teknika të mbetet në shërbim të personit dhe të mos shndërrohet në një formë dominimi të ndërgjegjeve” (MH 171).

Makineria ka fuqinë ta zhveshë njeriun nga shenjtërorja e tij më intime; si një spiun (sikofant) përherë i ndezur, ((nga greqishtja sykophántēs) është një informator, shpifës ose akuzues profesionist. Në gjuhën moderne, termi përdoret për të treguar një person mashtrues që denoncon ose spiunon të tjerët për përfitime personale, ose që diskrediton dikë përmes mashtrimit) ajo na bën t’i dorëzojmë me tone joshëse thelbin tonë, me qëllim që ta imitojë dhe, mbi të gjitha, ta shndërrojë atë në një mall për t’u shfrytëzuar për mbivlerën e dikujt tjetër, ajo na e merr thelbin tonë me tone bindëse për ta imituar dhe, mbi të gjitha, për ta shndërruar në një mall që shfrytëzohet për fitimin e dikujt.

Papa madje përmend skllavërinë dhe tregtinë e skllevërve, një temë që duket vetëm në dukje jashtë vendit, por mbi të gjitha jashtë kohës. Ai kërkon falje për vonesat e Kishës në të kaluarën për të kuptuar se si praktika të tilla ishin të papranueshme, por nuk tërhiqet nga denoncimi atje ku teknika ka anët e saj më të errëta. Në mënyrën se si është ndërtuar makina, por edhe larg tavolinave dhe tabletëve tanë, ku burra dhe sidomos gra për pak para, ose edhe më pak, bëjnë fjalë për fjalë punën e pistë. Ai shkruan në numrin 173: “Nëse një teknologji premton emancipim, por prodhon forma të reja të varësisë globale, ajo bie në kundërshtim me parimin themelor të dinjitetit të personit”.

Papa në enciklikën Magnifica Humanitas përmend madje skllavërinë dhe tregtinë e skllevërve, një temë që vetëm në dukje është jashtë vendi, por mbi të gjitha jashtë kohe. Ai kërkon falje për vonesat e Kishës në të kaluarën për t’u ndërgjegjësuar se praktika të tilla ishin të papranueshme, por nuk zmbrapset në denoncimin e atyre hapësirave ku teknika shfaq anët e saj më të errëta. Në mënyrën se si ndërtohet makineria, por edhe larg tavolinave tona të punës dhe tabletëve tanë, ku burra dhe sidomos gra, për pak para ose edhe më pak, bëjnë fjalë për fjalë punën e pistë. Ati i Shenjtë shkruan në numrin 173: “Nëse një teknologji premton emancipim por prodhon forma të reja nënshtrimi global, ajo bie në kundërshtim me parimin themelor të dinjitetit të personit”.

Leoni XIV citon shpesh paraardhësit e tij, që nga Pali VI e deri te Françesku, duke treguar fillin e kuq të Magjisterit të Kishës që mban bashkë të shkuarën dhe të ardhmen për një zhvillim autentik njerëzor. Në hyrje (12) Ati i Shenjtë shkruan: “Kisha kujton, me zë të përulur por të vendosur, se realizimi i vërtetë nuk lind nga fshirja e brishtësive, por nga një rritje harmonike: aty ku liria dhe përgjegjësia ndërthuren me kujdesin e ndërsjellë dhe solidaritetin e vërtetë, dhe ku progresi matet me dinjitetin e secilit dhe me të mirën e popujve”. Njeriu në thelbin e tij nuk është një sëmundje që duhet shëruar: “Shpresa që ne shpallim vjen nga qielli ‘për të gjeneruar, këtu poshtë, një histori të re’”. Nga këtu thirrja: «Të mbetemi njerëzorë»./ R.SH. Vatikan

Shpëndaje: