Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit 2026”, sivjet mbahen më 19 shtator, në Stubëll

Miq dhe dashamirë të kulturës dhe arsimit shqip,

Me shumë gëzim ju lajmërojmë se sivjet Manifestimi Tradicional Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll, Komuna e Vitisë, do të mbahen më 19 shtator 2026, të cilat fillojnë në orën 10:00, në ambientet e Shkollës së Parë Legale Shqipe – Muzeu i Shkollës.

Ky është edicioni i 37-t me radhë dhe ka për temë 180-VJETORIN E INTERNIMIT TË SHQITARËVE TË MALËSISË SË SHKUPIT NË TURQI (Stublla, Binça, Terziaj dhe Vërnakolla), të cilët në vitin 1846 Perandoria Osmane i persekutoi dhe i internoi në Turqi. Heroizmi i tyre i pashoq për të ruajtur autenticitetin dhe identitetin kombëtar dhe fetar ua shkaktoi sakrifica të mëdha, vuajtje dhe martirizim. Për këtë shembull të madh heroizmi dhe dëshmie arbërore-krishterore të këtyre burrave dhe grave të kësaj zone të Kosovës – e njohur si Karadaku, në këtë përvjetor, Dioqeza jonë do të nisë procesin e fazës dioqezane të beatifikimit, me qëllim që dëshmia e tyre të njihet botërisht dhe të ngritët në nderimin e altarit si martirë.

 

 

PPROGRAMI

E premte, 18 shtator  | Mbrëmje muzikore me sofër tradicionale të Stubllës

 

E SHTUNË,19 SHTATOR  |  DITA QËNDRORE E TAKIMEVE

TEMA: 180-VJETORI I INTERNIMIT TË SHQITARËVE TË MALËSISË SË SHKUPIT (Stublla, Binça, Terziaj dhe Vërnakolla)

10:00 | AKADEMIA SHKENCORE 

Fjalët përshëndetëse të autoriteteve

Ligjëruesit:

Don Shan Zefi, Fenomeni i kripto-kristianizmit nëpër shekuj

Don Lush Gjergji,  Martirët dhe procesi dioqezan i beatifikimit

Ethem Çeku, Shqiptarët në Perandorinë Osmane nga Tanzimati deri në Pavarësi: zhvillimet politike, shoqërore dhe kombëtare, 1839–1912

 

Recitim për martirët: Nue Bekaj

 

PROMOVIM: Don Gjergji Gjergji, “Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-48” , studim

Imzot Dode Gjergji, “Burrat e Besës”, roman historik

 

 11:30 | ORA E MADHE LETRARE

Ora 12:45 | Ndarja e Çmimeve

Çmimi Agim Ramadani, jepet për tri poezitë më të mira

Çmimi Don Gjergj Gjergji, jepet për kontribut në histori dhe filologji

Çmimi Qeshk Ukaj, jepet për veteranët në arsim

Ora 13:00 |  Ekspozitë me piktura dhe dokumente për të internuarit

13:15 | Dreka

 

E DIELE, 20 SHTATOR | MESHA E SHENJTË NË BINÇË

Ora 18:30 | Kremtimi i Meshës se Shenjtë në Kishën e Binçës, gjatë së cilës do të bëhet ceremonia liturgjike e fillimit të procesit të fazës dioqezane të beatifikimit të martirëve.

 

JU MIRËPRESIM!

Shpëndaje: