Do të mbahet Akademi solemne për Ditëlindjen e Nënë Terezës

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH organizon Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, ditën e hënë, më 26 gusht 2024, që sivjet përkon me 45-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe (1979).

Kjo akademi bën hapjen zyrtare të “Ditëve të Nënë Terezës 2024”, që do të zgjasin deri më 5 shtator 2024, në ditëfestën liturgjike të saj.

Akademia do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 19:00, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

 

Programi i Akademisë

 

Fjalë përshëndetëse të autoriteteve

 

Pikë muzikore

Marco Frisina, “Ti do të jesh profet”

Këndon: Kori i Katedrales Shën Nënë Tereza

 

Lectio Magistralis

Don Lush Gjergji, Disa kujtime, përjetime, dëshmi  dhe porosi nga Çmimi Nobel për Paqe (1979)

 

Pikë muzikore

Irena Prenrecaj (arr. Magdalena Sedaj) “Nënë Tereza”

Këndon: Kori i Katedrales Shën Nënë Tereza

 

Prezantim Libri

Don Lush Gjergji,Porositë e Shën Nënë Terezës për ne” botim me rastin e 45-vjetorit të Çmimit Nobel për Paqe

Prezanton: Ndue Ukaj

 

Poezi dhe lutje

Shën Nënë Tereza “Mbi gëzimin”

Interpreton: Jehona D. Gashi

 

Pikë muzikore

Koncertnino op. 11-Huber

Intepretojnë: Aniset Cej, Art Krasniqi, Magdalena Sedaj

 

Koktej rasti në Agorà

Shpëndaje: