
Në një deklaratë nga Selia e Shenjtë, kardinalët, duke nënvizuar “përgjegjësinë për të cilën janë thirrur” në përgatitje të Konklavit, “e ndjenjë nevojën për t’u mbështetur nga lutjet e të gjithë besimtarëve”.
Kolegji Kardinalor në Romë, i mbledhur në Kongregacionet e Përgjithshme në përgatitje të Konklavit, kërkon të mbështetet nga besimtarët me lutje. Në një deklaratë, prelatët vënë në dukje se duan t’i drejtojnë “Popullit të Zotit ftesën për ta jetuar këtë kohë kishtare si ngjarje hiri dhe shqyrtimi shpirtëror, në dëgjim të Vullnetit të Zotit”. Për këtë arsye, “të vetëdijshëm për përgjegjësinë në të cilën janë të thirrur, ndiejnë nevojën të mbështeten nga lutjet e të gjithë besimtarëve”.
Pikërisht lutja, vërejnë kardinajtë, “është forca e vërtetë, që nxit në Kishë bashkimin e të gjithë anëtarëve në të vetmin Korp të Krishtit (1 Kor 12,12). Përballë rëndësisë së detyrës së afërt dhe urgjencave të kohës së sotme, para së gjithash, është e nevojshme të bëhemi mjete të përvuajtura të Urtisë së pafund dhe të Provanisë së Atit Qiellor, duke iu bindur veprës të Shpirtit Shenjt. Në fakt, Ai është protagonisti i jetës së Popullit të Zotit, Atë duhet të dëgjojmë, duke pranuar gjithçka i thotë Kishës (shih. Zb 3,6).
Deklarata përfundon me një thirrje të kardinajve drejtuar Marisë: “Zoja jonë e Bekuar e shoqëroftë këtë lutje korale me ndërmjetësimin e saj amënor.”
(fotografia në ballinë: vatican media)