Papa: Kisha shpall Ungjillin. Nëse dikush më kritikon, ta bëjë këtë me të vërtetën

Papa Leoni XIV në Castel Gandolfo u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe komenton deklaratat e fundit kritike të presidentit të SHBA-së, Trump: “Kisha prej vitesh ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore. Shpresoj të dëgjohem për vlerën e fjalës së Zotit”

 

“Misioni i Kishës është të shpallë Ungjillin, të predikojë paqen. Nëse dikush dëshiron të më kritikojë pse shpall Ungjillin, le ta bëjë këtë me të vërtetën”. Pas Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin sot paradite, është vetë Papa Leoni XIV ai që komenton deklaratat e sotme të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili u rikthye të kritikojë Papa.

Jashtë rezidencës papnore në Castel Gandolfo, Ati i Shenjtë Leoni ndalet me grupin e gazetarëve dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre: “Kisha prej vitesh ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore, kështu që aty nuk ka asnjë dyshim”, tha Papa, duke iu kundërpërgjigjur pohimeve të Trumpit, sipas të cilit Papa do ta konsideronte të pranueshëm faktin që Irani të zotërojë armë bërthamore, duke vënë në rrezik të gjithë katolikët.

Me Rubion pres një dialog të mirë, me hapje

Çfarë prisni të enjten nga takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio? “Shpresoj në një dialog të mirë, me besim, me hapje për të arritur të kuptohemi mirë”. “Mendoj se temat për të cilat ai vjen nuk janë ato të sotmet”. Kështu tha Papa Leoni, duke dalë nga rezidenca papnore në Castel Gandolfo, duke iu përgjigjur gazetarëve. Po për ato të sotmet? “Por unë kam folur që në momentin e parë të zgjedhjes sime, tani që jemi afër përvjetorit, kam thënë ‘paqja me ju'”, u përgjigj Papa, i cili kujtoi se misioni i Kishës është “të predikojë Ungjillin, të predikojë paqen”./ R.SH. / Vatikan

Shpëndaje: