“DITËT E BOGDANIT 2024” në Prishtinë, me një akademi solemne e shënon 80-vjetorin e Dr. Ibrahim Rugovës

Më 6 dhjetor 2024, ditë e premte, në ditëkujtimin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), organizon Akademi Solemne “Ditët e Bogdanit”, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Sivjet, shënohet 80-vjetor i lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës, njërin ndër studiuesit më të mëdhenj të Bogdanit.

 

***

 

PROGRAMI

 

Ora:19:00   HAPJA

 

Pikë muzikore

Simon Gjoni, Lirikë pranverore (Magdalena Sedaj, në piano)

 

Fjalët përshëndetëse të autoriteteve

Pika muzikore:

Avni Mula, Agimet shqiptare (Jon Haliti, tenor)

Lectio Magistralis:

Prof. Anton Berishaj, Rugova dhe Bogdani – agape dhe ideja europiane

Pikë muzikore

Vaçe Zela, Rrjedh në këngë e ligjerime ( Doruntina Gjini, soliste)

Koktej në Agorà

Shpëndaje: