
Miq dhe dashamirë të kulturës dhe arsimit shqip,
Me shumë gëzim ju lajmërojmë se sivjet Manifestimi Tradicional Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll, Komuna e Vitisë, do të mbahen më 19 shtator 2026, të cilat fillojnë në orën 10:00, në ambientet e Shkollës së Parë Legale Shqipe – Muzeu i Shkollës.
Ky është edicioni i 37-t me radhë dhe ka për temë 180-VJETORIN E INTERNIMIT TË SHQITARËVE TË MALËSISË SË SHKUPIT NË TURQI (Stublla, Binça, Terziaj dhe Vërnakolla), të cilët në vitin 1846 Perandoria Osmane i persekutoi dhe i internoi në Turqi. Heroizmi i tyre i pashoq për të ruajtur autenticitetin dhe identitetin kombëtar dhe fetar ua shkaktoi sakrifica të mëdha, vuajtje dhe martirizim. Për këtë shembull të madh heroizmi dhe dëshmie arbërore-krishterore të këtyre burrave dhe grave të kësaj zone të Kosovës – e njohur si Karadaku, në këtë përvjetor, Dioqeza jonë do të nisë procesin e fazës dioqezane të beatifikimit, me qëllim që dëshmia e tyre të njihet botërisht dhe të ngritët në nderimin e altarit si martirë.
PPROGRAMI
E premte, 18 shtator | Mbrëmje muzikore me sofër tradicionale të Stubllës
E SHTUNË,19 SHTATOR | DITA QËNDRORE E TAKIMEVE
TEMA: 180-VJETORI I INTERNIMIT TË SHQITARËVE TË MALËSISË SË SHKUPIT (Stublla, Binça, Terziaj dhe Vërnakolla)
10:00 | AKADEMIA SHKENCORE
Fjalët përshëndetëse të autoriteteve
Ligjëruesit:
Don Shan Zefi, Fenomeni i kripto-kristianizmit nëpër shekuj
Don Lush Gjergji, Martirët dhe procesi dioqezan i beatifikimit
Ethem Çeku, Shqiptarët në Perandorinë Osmane nga Tanzimati deri në Pavarësi: zhvillimet politike, shoqërore dhe kombëtare, 1839–1912
Recitim për martirët: Nue Bekaj
PROMOVIM: Don Gjergji Gjergji, “Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-48” , studim
Imzot Dode Gjergji, “Burrat e Besës”, roman historik
11:30 | ORA E MADHE LETRARE
Ora 12:45 | Ndarja e Çmimeve
Çmimi Agim Ramadani, jepet për tri poezitë më të mira
Çmimi Don Gjergj Gjergji, jepet për kontribut në histori dhe filologji
Çmimi Qeshk Ukaj, jepet për veteranët në arsim
Ora 13:00 | Ekspozitë me piktura dhe dokumente për të internuarit
13:15 | Dreka
E DIELE, 20 SHTATOR | MESHA E SHENJTË NË BINÇË
Ora 18:30 | Kremtimi i Meshës se Shenjtë në Kishën e Binçës, gjatë së cilës do të bëhet ceremonia liturgjike e fillimit të procesit të fazës dioqezane të beatifikimit të martirëve.
JU MIRËPRESIM!

Postimi i Mëparshëm
Postimi Tjetër
