
Të dashur besimtarë/e,
miq e dashamirë,
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Pashkës 2023, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI
E shtunë, 8 prill 2023 – VIGJILJA E PASHKËS
ORA 21:00: Mesha solemne e Pashkës në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë,
të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.
E diele, 9 prill 2023 – DITA E PASHKËS
ORA 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë.
Kurse Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkës në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në orën 11:00.
E diela, 9 prill 2023 – PRITJA SOLEMNE
ORA 19:00: Pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis”,
që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Pashkës 2023.
Jeni të ftuar të gjithë,
besimtarë/e, miq e dashamirë,
që të festojmë me gëzim Ringjalljen e Jezu Krishtit!
Vëllazërisht,
Dioqeza Prizren-Prishtinë