PROGRAMI I FESTËS SË PASHKËVE 2025 NË KATEDRALEN SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Të dashur besimtarë/e,

miq e dashamirë,

 

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Pashkëve 2025, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

 

PROGRAMI

E shtunë, 19 prill 2025 – Vigjilja e Pashkës

Në orën 21:00 – Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilës do t’i prijë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e ipeshkvisë.

 

E diele, 20 prill 2025 – Dita e Pashkës 

Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza.

 Në orën 19:00 – Pritja Solemne e Pashkës, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza.

Pritja organizohet nga Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkës.

 

Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Ringjalljen e Krishtit!

 

Vëllazërisht,

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë

Shpëndaje: