Nga Don Nikson Shabani
Këto ditë, kur me shumë pietet e përkujtojmë 115-vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, me dashni e respekt i kujtojmë bijtë e bijat e Kishës Katolike në Kosovë, të cilët që kur ju dha mundësia e parë, u angazhuan maksimalisht për të dhënë kontributin e tyre të çmueshëm e për të lënë gjurmë në historinë e popullit tonë, për ta ngritur lart shkollimin e përparimin e bijve të tyre, nëpërmjet shkollave e mësimit të gjuhës, e për ta pasuruar gjuhën e tyre me vepra konkrete të shkrimit e shkollimit. Po paraqesim për lexuesit e revistës sonë “Drita” një dokument nga Arkivi i Vjenës, i lëshuar nga zyra famullitare e Ferizajit, e viti 1905, për të hapë një shkollë në këtë qytet të posa krijuar.
OFFICIUM PAROCHIALE – ZYRA E FAMULLISË
S.S. ANGELORUM – CUSTODUM – SHEJTVE ENGJEJVE TROJES
VERISOVIC – FERIZAJ
No 34.
E Perndritshmja M. e K. Konsullate Austro-Ungare
Shkup.
Tuj pamun me syy t’çelun se pa dije sot nuk po bahet pun per kah t’gjallnumit t’ndershem e tuj u vertetue dit e per dit se nevoj t’madhe kemi per m’e rritun fmijen t’on n’dije e n’marifet e nishtu m’u perparue barem nopak n’kto shkolla, sikurse komet tjera qi i kemi per rreth nesh e mos me met ma t’mramt ner ta, tshtymun pre ktyne shkaqeve, po guxojm me ket shkrim m’u sillun kah kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade per me lypun pervujtnisht njat nijet qi asht mai mevojshmi, me t’cilin sejcili nieri mundet m’u perparue e zhdrivillue ner ato msime t’vyyjshme e t’nevojshme per me shkue nji jet t’ndershmit qytetar. Ky nijet sikurse merret vesht prej vedit, ku mendja e fmiive vjen tuj u zhdrivillue e tuj u rrit n’dije, nuk asht tjeter vekshe niaj qi me emen i thon msojtore jose shkoll.
Moti asht ken dishiri i ngulisun ner zemra tona per kah ky nijet, por deri m’sod nuk ja patme shtekun kerkund e s’guxume me shkun perpara; por sot masi me dishire tona, sikurse po shohim asht bashkue hashnutlleku i t’Parve e t’Bamirsve t’on, po guxojm me i hii ksaj pune, e prandaj me t’pervujt po viim tu kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade me i ba rigja qi nji sahat e para t’na i marojn dishiret t’ona e t’na themelojn msojtoren jase shkollen per femijen t’on m’at turlii qi e sheh ma mar e ma mir me rrug.
Me dije po e bajm edhe ket t’Perndritshmja M. e K. Konsullade qi fmija e jo t’cili, sod per sod m’ket pakic t’kshtenimit qi gjindet m’ket vend, e qi kaa per t’shkue me msime, mundet me mrri deri n’numer njizetenji fmii, ndand mashkuj e dymdhejt femna prej gjasht vjetve e der n’dymdhejt.
Qe emnat e fmive qi kann per t’shkue n’msim shkrumun me dor t’Prindve t’vet.
Emni e Permiemni Vieta e t’lemit
- Manikja e Skenerit Ivanit Lee me 1898
- Anica e Gjergjit Zef Kurtit = = 1899
- Palina e Gjergjit Zef Kurtit = = 1898
- Shtjefni Jakit Zef Kurtit = = 1898
- Stoja e Zefit Gjonit Ukes = = 1894
- Frana e i Zefit Gjonit Ukes = = 1898
- Maria e Bal Tomes = = 1897
- Balta i Raf Kajtazit = = 1898
- Maria e Jak Mates = = 1897
- Lucia e Fran Jubanit = = 1895
- Ana e Fran Jubanit = = 1899
- Luzi Andrejes Shahini = = 1899
- Marija Pjetrit Gjonit Ukes = = 1899
- Nikolla Mark Koles = = 1898
- Gjergji Mark Koles = = 1898
- Shaqja Mark Koles = = 1886
- Seba Pers Berish = = 1894
- Zef Pashk Gjini = = 1896
- Gjyla Loro Qollakut = = 1897
- Mikeli Laz Fana = = 1894
- Cilja e Lor Fana = = 1896
- Lora Andreja Shain = = 1897
- Lora i Tom Pejonit = = 1894
- Lora i Kol Prenkes = = 1895
Tuj e dyt fort mir qi kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade deri m’sod kurrgja mangut nuk na ka lanun kuur jemi syllen prej Saj ner nevoj tona, me uzdaj krejt t’sagllamshme se edhe m’ket nevoj kaa per t’ja vnue veshin e kajshem ksaj rigjaje t’on, po guxojm m’u shkrue
T’ksaj t’ Perndritshme e t’Perurume M. e K. Konsullade
Ferisovic me 26 Shtatuer 1905.
T’Pervujtun Sherbtor
Na Krent e Kshtenimit
qi n’emen t’Miletit po vnojm dor ktu perfundi
Jaki Zef Kurtit
Skeneri Ivanit
Gjergji Zef Kurtit
Lora i Mark Fanes
Mihill Nreka
Prifti Pashk Krasniqi
Pro-Paroco di
Ferizovic