Një libër për modernitetin letrar

(Agnesa Beqiri, Proza moderne shqipe. Koliqi, Pashku, Hamiti, Drita, Prishtinë 2024.)

 

Nga Ndue Ukaj

 

Shtëpia Botuese “Drita”, vitin e kaluar ka botuar librin e studiueses dhe poetes Agnesa Beqirit, me titull “Proza moderne shqipe”, libër ky që është shkruar me kulturë letrare e ku shtjellon shenjat e modernitetit në letërsinë shqipe, duke fokusuar te veprat e autorëve, Ernest Koliqi, Anton Pashku e Sabri Hamiti.

Autorja trajton aspekte të rëndësishme të modernitetit të letërsisë këtyre autorëve, veçantitë e tyre, ndikimet, dhe lidhjet me këtë shkollë letrare.

Pra, libri i Agnesa Beqirit shpalos aspektet të modernitetit të këta autorë, jep shpjegime të vlefshme për lexuesit dhe hap shtigje të reja për t’i lexuar këta autorë prej perspektivave të ndryshme letrare.

Me këtë libër, studiuesja e sprovon  veten se një lexuese e kujdesshme, që letërsinë e lexon si një realitet kulturor e estetik, duke kërkuar veçoritë e secilit autorë dhe risitë që kanë sjellë në letërsinë tonë, dhe, siç thonë recensentët e këtij, ajo ka “identifikuar dhe analizuar karakteristikat e prozës moderne shqipe të Koliqit, Pashkut dhe Hamitit; Ka arritur të paraqesë ndikimet e tregimeve të Ernest Koliqit në veprën e Anton Pashkut dhe të Sabri Hamitit; Ka analizuar sidomos ngjashmëritë që kanë romani i Anton Pashkut me romanin e Sabri Hamitit.”

Pra, ky libër, shërben si një ndihmesë për të kuptuar modernitetitin letrar shqiptar, për t’i kuptuar lidhjet e këtyre autorëve dhe ndikimet specifike që kanë ata në letërsinë shqiptare./drita.info

Shpëndaje: