
Dashuria e ka karakterizuar gjithmonë shprehjen artistike të shkrimtarëve, poetëve, këngëtarëve, piktorëve të të gjitha moshave. Ata e analizuan këtë ndjenjë në të gjitha aspektet e saj, duke nxjerrë në pah të gjitha anët e saj, pozitive dhe negative. Edhe shenjtërit e Kishës donin ta shprehnin këndvështrimin e tyre për dashurinë. Shën Augustini, teolog dhe filozof i madh, na mëson të duam dhe shpreh vizionin e tij për dashurinë, mbi të cilin të rinjtë dhe familjet duhet t’i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre.
Shën Agustini na ka lënë faqe me vlera të papërshkrueshme, jo vetëm për thellësinë e tyre teologjike, por edhe për një shije letrare, që edhe sot konsiderohet aktuale dhe i magjeps lexuesit për forcën e brendshme të shikimit “për gjërat e qiellit”, por njëkohësisht të projektimit horizontalisht “për gjërat e tokës”, pasi deri sa ne jetojmë në botë, rritemi për ta banuar një ditë Parajsën. Këtu po i paraqesim tre tekste të tija që na mësojnë të duam, të mos pushojmë të jetojmë këtë virtyt të madh teologal, që dhuron jetën e kuptimit e të realizuar.
“Je i pagojë kur pushon së dashuruari.
Dashuria e ftohtë është zemër memece.
Dashuria e flakët është thirrje e zemrës me zë të lartë.”
| Shën Augustini |
Dashuria është gjithçka
Nëse heshtni, heshtni nga dashuria.
Nëse flitni, flisni nga dashuria.
Nëse korrigjoni, korrigjoni për dashurinë.
Nëse falni, falni nga dashuria.
Le të jetë gjithmonë në ju rrënja e dashurisë,
sepse vetëm nga kjo rrënjë mund të mbijë dashuria.
Duani dhe bëni atë që dëshironi.
Dashuria është mbështetje në fatkeqësi,
në prosperitet e përmbajtur,
në vuajtje e fortë,
në veprat e mira gazmore,
në tundime e sigurt,
në mikpritje bujare,
mes vëllezërve të vërtetë, gëzim,
në mesin e të rremëve, e durueshme.
Ajo është shpirti i librave të shenjtë,
virtyti i profecisë,
shpëtimi i mistereve,
forca e shkencës,
fryt i besimit,
pasuria e të varfërve,
jeta e atyre që vdesin.
Dashuria është gjithçka.
| Shën Augustini |
Letër një miku të ri
“Miku im i ri, nëse e do këtë, kjo është mrekullia e jetës.
Hy në ëndërr me sy hapur dhe jeto me dashuri të fortë.
Ëndrra e pajetuar është një yll që duhet lënë në qiell.
Duaje gruan tënde pa kërkuar asgjë tjetër përveç pyetjes së përjetshme që i bën zemrat e vjetra të jetojnë me nostalgji.
Por mos harro se sa më shumë ajo të do, aq më pak do të jetë në gjendje t’ju tregojë. Shiko në sytë e saj në mënyrë që gishtat tuaj të lidhen së bashku në një dëshirë të dëshpëruar për t’u bashkuar përsëri; dhe duart dhe sytë tuaj le të flasin për premtimet e sigurta të së nesërmes.
Mbaje mend edhe këtë, nëse trupat reflektohen në sy, shpirtrat shihen në fatkeqësi.
Mos u ndje i përvujtëruar kur pranon një cilësi tek ajo që ti nuk e zotëron.
Mos mendo se je superior, sepse vetëm jeta do të tregojë vështirësinë tënde të ndryshme.
Mos e impono vullnetin tënd me fjalë, por vetëm me shembull.
Kjo nuse, shoqëruesja jote në udhëtimin e panjohur që është jeta, duaje dhe mbroje, sepse nesër mund të jetë streha jote.
Dhe ji i sinqertë miku im i ri, nëse dashuria është e fortë, çdo fat do të të bëjë të buzëqeshësh.
Duaje atë si diellin që të thërret në mëngjes. Respektoje si një lule që e pret dritën e dashurisë./drita.info