Si ta pajtojmë të përbotshmen dhe shpirtëroren në jetën e përditshme? A mund të ketë këtu kompromise?
I dashur Atë Luka, ju lajmërohem vetëm kur shoh se mbushet kupa. Diçka e re po ndodh në jetën time… Atëherë, unë po punoj në një kompani ku punojnë njerëz më të rinj se unë dhe shumë prej tyre janë sipas standardeve të kësaj bote: “të rinj, kreativ, modernë, single ose në disa lidhje joformale, urbanë, cool…” Disa janë edhe homoseksualë të deklaruar. Ata kanë karakteristikat e mëposhtme të përbashkëta: mungesë interesi/indiferentë, ose duan të lënë një përshtypje të tillë – mendjemadhësi, arrogancë (më shumë artistike, por edhe intelektuale) – mungesë komunikimi – cinizëm – papërgjegjshmëri në biznes, por vlerësojnë jashtëzakonisht shumë veten, kohën, paratë e tyre…
Kur mbërrita, u solla në të njëjtën mënyrë si në çdo mjedis të ri: e përzemërt, miqësore. Gjithmonë kam qenë e pranuar prej njerëzve dhe kurrë nuk kam pasur problem në këtë fushë. Megjithatë, këtu ndihem plotësisht e padëshiruar. Për ta unë jam e çuditshme, sepse jam ndryshe – kam familje, dy fëmijë, nuk e teproj, kam mjaft shqetësime dhe detyrime, gjë që duket në personin tim, marr përgjegjësi në punë, gjë që atyre ju ngritë nervat (kur organizojmë një takim ku duhet të jenë të pranishëm), dhe në të njëjtën kohë nuk jam as e vrazhdë dhe as shumë e rreptë. Por përkëdhelja/lazdrimi e/e tyre nuk njeh kufij. Tani kam filluar ta pyes veten: a mos ndoshta jam shumë e ngurtë, e tensionuar – ndoshta i përkas gjeneratës së vjetër, kurse ata janë njerëz të kohës së re (unë jam 33 vjeçe dhe ata janë vetëm 2-3 vjet më të rinj se unë ), – a është kjo një botë që po u lë fëmijëve të mi? E tmerrshme. Unë nuk i përkas asaj bote të re. Gjithçka ka të bëjë me stilin, formën, dhënien e vetes…
Dorën në zemër, ky është profesioni ynë. Marketingu. Ku mbretëron ftohtësi e madhe, ndërsa zemra ime e ngrohtë përpiqet të ngrohet këtë hapësirë, por nuk arrin dot. Nëse mendoj se kjo është e ardhmja drejt së cilës po shkojmë, sikur e ngrirë në vetëm time… Nuk është e lehtë të ndryshosh punë. Nëse unë nuk do ta kem të njëjtin problem në një vend tjetër, do ta ketë një tjetër në vendin tim.
I dashur Atë Luka, a duhet të “lëshoj pé”, të qetësohem, të ndryshoj, të aktroj fytyrën cool… Gjithçka tek unë po rebelohet kundër këtij stili… Si të pajtoj të përbotshmen dhe shpirtëroren në jetën e përditshme? A mund të ketë një kompromis? Shumë të fala!
Nuk arrij të lexoj, kështu që mbaj mend atë që dëgjoj. Kam dëgjuar diçka të tillë: “Nëse minjtë e mbushin shtëpinë, a nuk do të largohet vallë pronari?” Është ndoshta pak e ashpër të aplikosh këtë në situatën për të cilën po flet, por ti e kupton: kush janë të parët dhe cilët janë të dytët, mund të shihet nga veprimet e tyre. Edhe sikur të performonin me sharmin modës së re – kjo do të jetë një kalbësirë, nëse veprat e tyre janë asgjëkund. Gjithë mënyra e tyre e pahijshme, arroganca intelektuale, maska artistike… vetëm se mbulojnë mjerimet e tyre të brendshme. As mos të të shqetësojë fakti se ata janë në shumicë – sepse e vërteta nuk pushon në statistika. Po, as që janë gjenerata e një stili të ri – sepse çdo stil duhet të respektojë dallimin e së keqes nga e mira. Të paktën, në një mënyrë jopopullore – kundërshtoi ata. Lëri të kuptojnë se ka vlera që janë të përhershme. Sepse, shumë të këqija të mëdha ndodhin përreth nesh vetëm sepse njerëzit e mirë heshtin. Ji këmbëngulëse. Ky është fati klasik i profetëve: fillimisht të injorojnë, pastaj tallen, pastaj të luftojnë. Dhe në fund ti fiton.
Nga zemra,
Atë Luka
Marrë nga: https://www.bitno.net/
Përkthimi: Revista “Drita”