Atë Flavio Cavallini, emërohet Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut

Ati i Shenjtë Papa Leoni XIV ka emëruar sot Administrator Apostolik të Shqipërisë së Jugut, pa shugurim episkopal, Atë Flavio Cavallini, O.F.M., deri tani Famullitar i Shën Antonit në Tiranë.

 

Curriculum Vitae

Atë Flavio Cavallini, O.F.M., ka lindur më 12 gusht 1957 në Verona. Pas përfundimit të studimeve filozofiko-teologjike pranë Studio Teologico Interprovinciale San Bernardino, ai ka vazhduar formimin intelektual në Jeruzalem, ku ka arritur Licencën në Teologji Biblike.
Atë Flavio është shuguruar meshtar më 16 qershor 1984.

Atë Flavio Cavallini, një françeskan nga Veneto, Itali, i specializuar në Teologjinë Biblike, që nga viti 1993 ka vendosur të shkojë në Shqipëri për të ndihmuar Kishën vendase që, pas dekadash përndjekjeje nga regjimi, të ngrihet përsëri në këmbë.

Ai ka mbajtur këto detyra: Vikari i Përgjithshëm i Dioqezës së Pultit (1993-1995); Ministër Provincial (1995-2004); Famullitar i Zojës Rruzare në Shkodër (2000-2001); Famullitar Zojës Nunciatë në Kodër-Marlekaj të Lezhës (2004-2016); Kancelar i dioqezës në Lezhë (2007) dhe si famullitar në disa vende të Shqipërisë dhe profesor i Shkrimit të Shenjtë në Seminarin e Shkodrës./Radio Vatikani

Shpëndaje: