
Dy ditë para përvjetorit të parë të zgjedhjes së Papa Leonit XIV, Priori Gjeneral i Augustinianëve, Atë Joseph Farrell, mirëpriti personalitete, vizitorë dhe përfaqësues të mediave në Instituti Patristik Augustinianum për të kremtuar promovimin e botimit italian të librit “Të lirë nën Hirin. Në shkollën e Shën Augustinit përballë sfidave të historisë “(it. Liberi sotto la Grazia. Alla scuola di Sant’Agostino di fronte alle sfide della storia), botuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit – Editrice Vaticana.
Në promovimin e librit mbajtën fjalë Paolo Ruffini, Kardinali Pietro Parolin dhe Maria Grazia Calandrone. Ngjarja u moderua nga Andrea Tornielli.
Libri është një përmbledhje tekstesh që datojnë nga periudha kur Papa, atëherë si Robert Prevost, ushtronte detyrën e Priorit Gjeneral të Urdhrit të Shën Augustinit (2001–2013). Libri është përgatitur nga atë Rocco Ronzani, Miguel Ángel Martín Juárez dhe Michael Di Gregorio, të tretë anëtarë të Urdhri i Shën Augustinit.
Teksti do të botohet në muajt e ardhshëm në gjuhë të ndryshme dhe aktualisht është duke u përkthyer në 30 vende të botës. Siç ishte paralajmëruar tashmë nga Libreria Editrice Vaticana me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt 2025 në tetor të vitit 2025, përmes këtij libri — në të cilin për herë të parë janë mbledhur fjalime, homeli, letra dhe mesazhe të Robert Francis Prevost — mund të njihet më nga afër përshpirtëria e Papa Leonit XIV.

Postimi i Mëparshëm
