
Me moton “Libri hap botën” vjen edicioni i 26-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë.
Ceremonia e hapjes do të bëhet ditën e mërkurë, më 17 qershor, në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK-së.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 21 qershor në orën 19:00.
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!
Marrin pjesë rreth 100 botues shqiptarë.
Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.
Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:
– I ftuari i nderit shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.
Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.
Në panair do të jemi të pranishëm edhe ne Sh. B. “DRITA” me stendën tonë tashmë të zakonshme, te vendi i zakonshëm, ku do të na bashkëngjitet edhe Enti Botues “GJERGJ FISHTA” nga Lezha.
Teksti nga: Shoqata e botuesve të Kosovës

Postimi i Mëparshëm
