Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e një noduli në mushkëri të Papës Leoni XIV përfundoi “brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar”. “Ati i Shenjtë është kthyer në dhomën e tij”.
“Ndërhyrja përfundoi me sukses, brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar”. Këtë e bëri të ditur Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë përmes kanalit të saj në Telegram, lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale së cilës iu nënshtrua Papa pasditen e sotme, më 13 tetor, në Poliklinikën Gemelli, për heqjen e një “noduli të kufizuar në mushkëri”.
“Ati i Shenjtë është kthyer në dhomën e tij”, njofton më tej Salla e Shtypit, duke sqaruar se “do të ketë informacione të tjera më vonë”. /Vatican News

Postimi i Mëparshëm
