
Sot, më 13 tetor, në Spitalin Gemelli, Papa Leoni XIV pritet të shtrohet “vonë në mëngjes” për operacionin – njoftuar prej tij gjatë Lutjes së Engjëllit të Zotit – që të heqë një “nyjëz të kufizuar në mushkëri”. Nyja u zbulua gjatë kontrolleve “të fundit”, siç deklaroi vetë Papa Leoni të dielën. Këto janë kontrolle “rutinë”, shpjegoi Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në përgjigje të pyetjeve nga gazetarë të shumtë lidhur me shëndetin e Papës.
Leoni XIV – i cili ka marrë që dje mesazhe urimesh nga Kishat dhe autoritetet politike në të pesë kontinentet – ka mbajtur të gjitha audiencat e tij të planifikuara paraditen e djeshme, kurse ato të pasdites janë anuluar.
Një nga ndryshimet e agjendës së Papës është Mesha e programuar për të mërkurën, më 14 tetor, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me të gjithë pjesëmarrësit e takimit për 10-vjetorin e Amoris leatitia, që janë krerë të Kishave Lindore, presidentë të Konferencave Ipeshkvore, çifte dhe ekspertë. Papa vetë ka vendosur t’ia besojë kremtimin e meshës Kardinalit Luis Antonio Tagle, i zgjedhur kohët e fundit Dekan i Kolegjit të Kardinalëve.
Bashkë të gjithën Kishën nëpër botë që po lutet për shëndetin e Papës, edhe Kisha jonë në Kosovë bashkohet në lutje për Atin e Shenjtë, Leonin XIV, duke uruar që operacioni të kryhet me sukses e të rikthehet me shëndet në shërbesën e tij të rregullt pjetrore.

Postimi i Mëparshëm