Papa Leoni: vendosa të operohem ditët në vijim për një nodul në mushkëri

Sot, Papa Leoni, në përfundim të Engjëllit të Tënzot të së dielës, 11 tetor, njoftoi se do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr një nodul në mushkëri. Për turmën e madhe të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa shpjegoi: “Kohët e fundit, gjatë kontrolleve, mjekët gjetën një nodul në mushkërinë time. U identifikua në një fazë shumë të hershme dhe e lokalizuar mirë”.

“Mjekët,” vazhdoi Papa, “e konsiderojnë të nevojshme të ndërhyjnë. E kështu, duke ndjekur këshillën e tyre, vendosa t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale për ta hequr”. Ndërhyrja kirurgjikale është planifikuar tashmë për ditët në vijim, në Poliklinikën Gemelli. Leoni XIV i falënderoi të gjithë besimtarët, në shesh a nga mbarë bota, “për afërsinë e tyre shpirtërore”. E shtoi: “Unë ia besoj veten lutjeve tuaja! Gëzuar të dielën!”.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, sqaroi se “ndërhyrja kirurgjikale është planifikuar për në fillim të javës së ardhshme dhe se koha e pritur e rikuperimit pas operacionit është rreth një javë”. /Vatican News

Shpëndaje: