
Më 29 tetor 2026, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë u mbajt një takim me akademikun Ali Aliu, në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij.
Takimin e hapi Don Fatmir Koliqi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi akademikun Aliu për kontributin që jep në këto aktivitete, si dhe për trashëgiminë e pasur kulturore që i ka dhuruar mbarë botës shqiptare.
Prof. Xhavti Beqiri, i cili e moderoi takimin, paraqiti një jetëshkrim të pasur të veprimtarisë së akademikut në fushën e studimeve të letërsisë. Të ftuar për të ligjëruar ishin Akademiku Zejnullah Rrahmani, i cili për shkak ndodhej në Kanada, ligjërata e tij u lexua nga prof. Lindita Aliu, dhe prof. Agron Y. Gashi nga Universiteti i Prishtinës, i cili bëri një panoramë të gjerë dhe të thellë të studimeve të prof. Aliut. Këto ligjërata nxorën në pah kontributin shumëvjeçar të A. Aliut në studimin, kritikën dhe afirmimin e letërsisë shqipe.
Në fjalimin e tij akademik Ali Aliu solli kujtime dhe përvoja të veçanta nga jeta personale, familjare e intelektuale
Takimi u pasurua me pyetje e diskutime nga të pranishmit. Kështu porf. Muhamet Hamiti potencoi punën akademike të Ali Aliut, sidomos në katedrën e letërsisë të Fakultetit Filologjik të UP. Kurse programim artistik e pasuruan Shpëtim Mehmeti, solistë, dhe Medina Latifin në piano./drita.info

Postimi i Mëparshëm

