
Papa, gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot nga Sheshi Shën Pjetrit, më pak se 24 orë pas daljes nga Poliklinika Gemelli, falënderoi edhe personelin shëndetësor të spitalit. Leoni XIV bëri të ditur se tani do t’u rikthehet gradualisht veprimtarive të tij: “Kjo përvojë më bëri ta ndiej në mënyrë të veçantë afërsinë me të gjithë ata që kalojnë përmes sëmundjes dhe gjendjes së brishtësisë shëndetësore”.
Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që, gjatë këtyre ditëve, janë lutur për mua. E kam ndier vërtet mbështetjen tuaj. Ju faleminderit!
Mirënjohjen time të veçantë ua shpreh mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit të Poliklinikës “Gemelli”.
Kështu tha Papa Leoni XIV, gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot, nga Sheshi Shën Pjetrit, më pak se 24 orë pas daljes nga Poliklinika Gemelli, falënderoi edhe personelin shëndetësor të spitalit. Ati i Shenjtë bëri të ditur se tani do t’u rikthehet gradualisht veprimtarive të tij: “Kjo përvojë më bëri ta ndiej në mënyrë të veçantë afërsinë me të gjithë ata që kalojnë përmes sëmundjes dhe gjendjes së brishtësisë shëndetësore”,shtoi Papa Leoni XIV, duke bërë të ditur se do t’u rikthehet gradualisht veprimtarive të tij.
Engjëlli i Tënzot i kësaj të diele
“Tek Jezusi sodisim një Hyj që nuk i druhet historisë, por vjen për të banuar në të. Mbretëria e tij nuk i heq detyrat dhe përgjegjësitë njerëzore. Megjithatë, ajo kërkon që t’i jetojmë ato pa kompromise, të lirë nga ambiciet e këqija dhe interesat e padrejta, duke vënë mbi gjithçka Mbretërinë e Hyjit dhe drejtësinë e saj”.
Kështu u shpreh Papa, duke komentuar pjesën e Ungjillit, të kësaj së diele të 29t[ gjatë vitit kishtar nga Mateu, që përshkruan përballjen e Jezusit me farisenjtë dhe fjalët e tij të njohura: “Jepini Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Hyjit atë që i përket Hyjit”.
Angazhimet e ardhshme të Papës
Pas lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot, angazhimi i parë publik i Papa Leoni XIV pritet të jetë audienca e përgjithshme e së mërkurës, më 21 tetor. Ky takim është përfshirë në kalendarin e Prefekturës së Shtëpisë Papnore, por mbetet ende për t’u konfirmuar.
Në kalendarin e angazhimeve të ardhshme është parashikuar edhe vizita në Asizi, më 27 tetor. Megjithatë, periudha e rikuperimit, e vlerësuar nga ekipi mjekësor në rreth dhjetë ditë, mund të ndikojë në mundësinë e realizimit të këtij udhëtimi.
Një tjetër angazhim i rëndësishëm është udhëtimi apostolik në Amerikën e Jugut, me ndalesa në Uruguai, Argjentinë dhe Peru. Vendimi përfundimtar i takon Papa Leonit XIV, i cili i kushton rëndësi të veçantë këtij udhëtimi, edhe për faktin se do ta rikthente në Peru, vend ku shërbeu për njëzet vjet, fillimisht si misionar e më pas si ipeshkëv./ Vatican News


