Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtohen Zemrës së Krishtit

Ipeshkvinjtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë akt e kryhen në pragun e solemnitetit të Zemrës së Krishtit parashikuar nga kalendari liturgjik dhe në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë. “Le të jenë zemrat tona të bashkuara me tënden, o Jezus, që familjet dhe komunitetet tona të gëzojnë paqe e lumturi”, thuhet ndër të tjera në lutjen e posaçme.

 

Ditën e enjte, më 11 qershor, në dritën e festimeve për 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë (4 korrik 1776), ipeshkvinjtë i kushtuam Shtetet e Bashkuara të Amerikës Zemrës së Krishtit, përpara solemnitetit që kalendari liturgjik kremton ditën e sotme. Famullitë kishtare anembanë vendit janë ftuar t’u bashkohen barinjve nëpërmjet një udhëzuesi të përgatitur online për dioqezat amerikane, ku janë përzgjedhur pjesë të çmuara në anglisht dhe spanjisht nga Mesha Romake dhe Libri i Leximeve të Shenjta.

“Bëj që zemrat tona të bashkohen me Tënden, me qëllim që familjet dhe bashkësitë tona të gëzojnë paqe e lumturi; që urat e thyer të miqësisë të rindërtohen, padrejtësitë të ndreqen dhe plagët e tokës sonë të gjejnë shërim”, thonë ndër të tjera rreshtat e kësaj lutjeje drejtuar Zemrës së Shenjtë të Jezusit.

Ky akt i kushtimit të kombit nga ana e ipeshkvinjve vjen si kurorëzim i një nëntëditëshi shpirtëror (nga 3 deri më 11 qershor). Gjatë këtyre ditëve – siç njofton faqja zyrtare e Konferencës Ipeshkvore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – u meditua rreth urtësisë së shenjtërve dhe pasardhësve të Pjetrit mbi Zemrën e Krishtit. Këto meditime ofruan nxitje të vyera për lutje dhe veprim, të frymëzuara thellësisht nga enciklika e Papës Françesku, Dilexit nos, mbi dashurinë njerëzore dhe hyjnore të Zemrës së Krishtit, si dhe nga nxitja apostolike e Papa Leonit XIV, Dilexi te, kushtuar dashurisë dhe kujdesit ndaj të varfërve./ R.SH. Vatikan

Shpëndaje: