Kaloi në amshim Don Ivan Čolak (1939-2025), meshtar i ipeshkvisë sonë

Meshtari i ipeshkvisë sonë Prizren-Prishtinë në pension mons. Ivan Čolak ndërroi jetë të premten, më 13 qershor 2025, në spitalin e Zagrebit.

Ritet e varrimit dhe Mesha e Dritës do të kremtohen të martën, më 17 qershor 2025, në kishën e Shën Nikollës, në Kistanjë (CRO), në orën 17:00, ndërsa pas riteve varrimi do të bëhet në varrezat e vendit.

Don Ivan Čolak ka lindur më 07.07.1939 në Letnicë të Kosovës, si fëmija i shtatë nga dhjetë fëmijët e prindërve Lencë – Lovro dhe Marija, e lindur Glasnović, me origjinë nga Janjeva.

Më 8 shtator 1950, hyn në seminarin e vogël në Pazin, ku ndoqi gjimnazin klasik tetëvjeçar dhe në vitin 1958 u diplomua. Po atë vit, 1958, kalon në seminarin e madh dhe regjistrohet në studimet e filozofisë dhe teologjisë në Fakultetin Filozofiko-Teologjik të Universitetit të Zagrebit.

U shugurua diakon më 3 prill 1965 në Zagreb dhe meshtar më 4 korrik 1965 në Prizren, në Katedralen e Zojës Ndihmëtare, së bashku me dy kolegët e tij, Don Ante Cirimotić dhe Don Damjan Kurti.

Ka shërbyer në disa famulli të Kosovës: në Stubëll, Binçë, Letnicë dhe Janjevë si ndihmës famullitar, kurse nga viti 1970 në famullinë e  Zymit,  i cili shërbeu për 35 vite, deri në pensionimin e tij.

Në dioqezën Shkup-Prizren ka ushtruar edhe detyra të tjera: për disa vite ka qenë këshilltar ipeshkvor, drejtor dioqezan i misioneve, dekan i dekanatit të Prizrenit dhe vikar i përgjithshëm i Administraturës Apostolike të Prizrenit, nga viti 1997 deri në vitin 2004. Ati i Shenjtë Gjon Pali II, më 3 mars 2003 e emëroi monsinjor.

Në vitin 2004 u pensionua. Jetën e tij në pension e ka kaluar ndër familjar të vet në Kroaci.

Ipeshkvia jonë i shpreh ngushëllime familjarëve të Don Ivanit, gjithë kolegëve dhe meshtarë, duke e falënderuar Zotin për jetën e tij meshtarake, shërbimin e tij baritor në ipeshkvinë tonë, e lutemi si Kishë që Zoti ta shpërblen me jetën e pasusur!

Pushoftë në paqe!

Shpëndaje: