
Të dashur vëllezër dhe motra,
miq dhe të përshpirtshmit e Zojës së Bekume,
Ju njoftojmë se, nesër, më 31 maj 2025, do të mbahet shtegtimi tradicional dioqezan në Shenjtëroren e Zojës Cërnagore në Letnicë.
Kjo traditë e bukur e shtegtimit të Kishës sonë, këtë vit përkon me ditën e fundit të muajit maj – festës së Vizitës së Shën Marisë Virgjër, dhe me përfundimin e mandatit të Sh. T. Jean-Maria Speich, Nunc Apostolik për Slloveni dhe Delegat Apostolik për Kosovën.
Mesha solemne do të kremtohet në orën 11:00, e udhëhequr nga bariu ynë, Sh.T. Imzot Dodë Gjergji dhe Imzot Jean-Maria Speich, në bashëkremtim me meshtarët e dioqezës sonë.
Ftoheni që t’i lajmëroni besimtarët dhe të organizoni sa më mirë pjesëmarrjen në këtë ngjarje me rëndësi të madhe shpirtërore për Dioqezën tonë.
Zoja e Bekuar qoftë gjithmonë ndërmjetësuese dhe mbrojtëse për Kishën tonë!
Zoja Cërnagore – lutu për ne!