
Të dashur besitmarë/e,
Të nderuar qytetarë/e.
Ju njoftojmë se të hënën, më 5 shtator 2022, është ditëfesta e Shën Nënë Terezës, e cila festohet solemnisht në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Sivjet kjo festë koinçidon me 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim, 6-vjetorin e shenjtërimit dhe 5-vjetorin e shugurimit të Katedrales sonë.
PROGRAMI:
Në orën 11:00 – kremtohet mesha solemne e festës, të cilën e prinë Sh. T. Imzot Zef Gashi, argjipeshkvi i Tivarit në pension, në bashkëmeshim me (argj)ipeshkvinj dhe meshtarë.
Në orën 13:00 – ekspozitë me fotografi ekskluzive të Nënë Terezës me titull “E kam në zemër Popullin tem Shqiptar”, në Qendrën “BogdaniPolis”.
Në orën 20:00 – koncert i Filharmonisë së Kosovës në Qendrën “BogdaniPolis”
(Hyrja në koncert është e hapur mirëpo duhet të bëni rezervimin përmes platformës ‘eventbrite’. https://bit.ly/3RsvEUY)
Të gjitha këto aktivitete janë të hapura dhe mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ju mirëpresim!
Shën Nënë Tereza – lutu për ne!