
Prishtinë, 4 shtator 2026 – Sonte, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, do të mbahet një mbrëmje e veçantë muzikore kushtuar 10-vjetorit të shpalljes së Nënë Terezës shenjte të Kishës Katolike.
Koncerti do të nisë në ora 20:00 dhe në qendër të kësaj mbrëmjeje festive do të jetë Josep Solé Coll, organist titullar i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, i cili do të interpretojë në organo, së bashku me Korin e Katedrales së Prishtinës.
Kjo mbrëmje synon të jetë një përjetim i veçantë artistik dhe shpirtëror, në nderim të figurës së Shën Nënë Terezës, bijës së popullit shqiptar dhe një prej figurave më të mëdha të dashurisë, shërbimit dhe bamirësisë në botë.
Të gjithë qytetarët, dashamirët e muzikës, artit dhe kulturës, si dhe besimtarët, janë të ftuar të marrin pjesë në këtë mbrëmje të veçantë në Katedralen e Prishtinës.
Ju mirëpresim sonte në Katedralen “Shën Nënë Tereza”!

Postimi i Mëparshëm
