
Të dashur miq,
dashamirë të kulturës dhe të librit,
Ditën e martë, më 20 maj 2025, në orën 19:00, do të shënohet DITA E BIBLIOTEKËS e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, në ditëlindjen e 122 të Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë, emrin e të cilit e mban biblioteka jonë me shumë respekt.
PROGRAMI:
Lectio Magistralis:
Prof. dr. Vehbi Miftari, “Shêjzat” – monument kulture dhe atdhedashurie
EKSPOZITË
Ekspozita me koleksionin e periodikut “Shêjzat”, nxjerrë nga Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, me kurator Andreas Dushi, i cili edhe do jetë përfaqësues i BKSH-ut, me një paraqitje për Koliqin.
PARAQITJE LIBRI
Ditë më parë, Sh. B. “Drita” ka botuar librin “Libri i Mallit. Poezia e Ernest Koliqit“, të autorit Vehbi Miftari, të cila do të paraqitet në këtë ditë feste.
Dita e bibliotekës do të shoqërohet me një program artistik!
Pas programit do të ketë një koktej në Agorà.
Hyrja është e hapur për të gjithë
JU MIRËPRESIM!