
Në vazhdën e takimeve kulturore “Pena e Dritës”, ditën e enjte, më 20 mars 2025, në bashkëpunim me “AICS – Albanian Institute of Cultural Studies”, do të organizohet takim me shkrimtarin e njohur Besnik Mustafaj.
Takimi mbahet në bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, në orën 19:00, me panel të përbërë prej Jusuf Buxhovi, Elona Gjata dhe Agnesa Beqiri, të cilët do të diskutojnë mbi përgjegjësinë intelektuale në letërsinë e shkrimtarit Besnik Mustafaj.
Mbrëmja kulturore do të shoqërohet me një program artistik, kurse në mbarim të saj do të ketë edhe një kohë diskutimi me audiencën.
Pas takimit, në ambientet e Agorà-s, do të shtrohet një koktej për të pranishmit.
Takimi është i hapur për të gjithë.
Ju mirëpresim!