12 mënyrat për ta nderuar Familjen e Shenjtë në muajin Shkurt

Çfarë do të thotë muaji shkurt për katolikët dhe si ta nderoni atë në shtëpinë tuaj… A e dini se në Kishën Katolike, secili nga 12 muajt e vitit ka një temë devotshmërie? Për katolikët, shkurti është muaji i kushtuar Familjes së Shenjtë dhe është një kohë ideale për të forcuar familjen tonë dhe lidhjen e saj me familjen e Jezusit. Duke vazhduar serinë tonë mujore mbi mënyrat për të shfaqur temën katolike të çdo muaji në jetën tuaj, këtu janë 12 mënyra se si mund ta lidhni familjen tuaj me Familjen e Shenjtë këtë shkurt:

 

  1. KUSHTOJENI FAMILJEN TUAJ FAMILJES SË SHENJTË

Këtu po e paraqesim një lutje të kushtimit të Familjes së Shenjtë, por mund të përdoren edhe lutje tjera që janë të përshtatshme për këtë përshpirtëri.

 

Akti i kushtimit Familjes së Shenjtë

 

O Familje e Shenjtë e Nazaretit,

Jezus, Mari dhe Jozef,

ta kushtojmë familjen tonë për gjithë jetën e deri në amshim,

në respekt për jetën, në fe në Hyjin,

në punë dhe në paqe.

Bëj që të dimë t’i edukojmë fëmijët tanë në mënyrë të krishterë.

Shtëpia dhe zemrat tonë qofshin vend lutjeje,

hiri dhe bashkimi.

Mbroje familjen tonë nga çdo rrezik dhe e keqe.

 

O Familje e Shenjtë e Nazaretit,

na ruaj që besimi ynë të mos humbet kurrë.

Jezus, Mari dhe Jozef,

na ruani në besnikëri

ndaj thirrjes dhe misionit tonë.

Bëj të bëhemi të shenjtë.

Amen.

(Thuaje Ati ynë, të Falem Mari dhe Lavdi Atit)

 

  1. LUTNE RRUZAREN NË FAMILJE

Lutja e Rruzarës së shenjtë në familje është një mjet i përshtatshëm për ta mbajtur familjen të bashkuar dhe të kushtuar ndaj devotshmërisë së Familjes së Shenjtë.

 

  1. PËRFORCONE KUSHTIMIN E FAMILJES NDAJ EUKARISTISË SI USHQIM I JETËS FAMILJARE

Shenjtëroni së bashku ditën e Diele dhe mos lejoni që shpërqendrimet e kësaj bote ose detyrimet shekullare të pengojnë këtë përkushtim. Kujtojini të gjithëve anëtarëve Praninë e Vërtetë të Jezusit në Eukaristi (Meshë të Shenjtë), ndërsa shkoni në kishë së bashku. Papa Gjon Pali II shkroi: “Në dhuratën eukaristike të dashurisë, familja e krishterë gjen themelin dhe shpirtin e bashkimit dhe misionit të saj” (Letra mbi Familjen, nr. 57).

 

  1. VENDOS NJË STATUJË OSE FIGURË TË FAMILJES SË SHENJTË NË TAVOLINËN TUAJ

Një rekomandim është statuja “Një moment i qetë” nga Timothy P. Schmalz. Vendosni pranë saj një fotografi të çmuar të familjes suaj, si një mënyrë për të kërkuar bekim dhe ndërmjetësim nga Familja e Shenjtë.

 

  1. FORCONI LIDHJET TUAJA FAMILJARE PËRMES GËZIMIT TË PËRBASHKËT

Gjatë muajit shkurt, planifikoni diçka argëtuese që mund ta bëni të gjithë së bashku! Ndoshta një shëtitje familjare në park, një ngjarje sportive ose një film. Ndoshta të gatuani së bashku një ëmbëlsirë të veçantë dhe të ndani ëmbëlsi për njëri-tjetrin.

 

  1. KRIJONI NJË “DITË FESTE FAMILJARE”

Mund të jetë si një devotshmëri ndaj një shenjti, ose shenjti mbrojtës i ditës suaj të dasmës dhe/ose ditës kur e keni bekuar shtëpinë tuaj të re. Nëse ende nuk e keni bekuar shtëpinë tuaj, bëni plane për ta bërë këtë! Në fund të fundit, shtëpia juaj është kisha shtëpiake për familjen tuaj dhe një zemër që rrah në pikëllime dhe gëzime ku të gjithë banoni dhe rriteni. Ky do të ishte muaji më i mirë për ta bërë këtë festë!

 

  1. BASHKËNDANI TREGIME TË ANËTARËVE TË DASHUR TË FAMILJES

Kushtojini vëmendje të veçantë atyre që kanë kaluar në amshim. Tregoni anekdota familjare dhe përcillni traditën gojore. Sigurohuni që të flisni për ata që e kanë jetuar fenë e tyre përmes vështirësive në mënyrë shembullore! Kjo tregon rrënjët dhe jep kuptimin themelor të jetës dhe identitetit tonë si bijë e bija të Hyjit.

 

  1. SHKRUANI NJË LUTJE TË SHKURTËR SË BASHKË ME FAMILJEN TUAJ, QË MUND TË LUTNI PARA USHQIMIT

Për shembull: “Zoti e bekoftë familjen (shkruani mbiemrin)!” duke mbajtur duart të bashkuara me njëri-tjetrin dhe duke i ngritur së bashku.

 

  1. PËRGATITNI NJË RITUAL TË FALJES

Ju mund ta keni një pakënaqësi në familja tashmë dhe nuk e kuptoni se kjo është ajo që është! Ndoshta për të bërë paqe me një anëtar tjetër të familjes, përgatitni një enë me çaj për ta ndarë si një gjest faljeje ose këndoni një këngë të veçantë që ka rëndësi për anëtarët e tjerë të familjes: “Të dua dhe dua të filloj përsëri”. Ja një ide e bukur: vendosni një biskotë të veçantë, ose cracker dhe djathë ose fruta në një pjatë, dhe vendosni një figurë të Familjes së Shenjtë në mes. Thirrni personin(at) e lënduar ose të zemëruar për shkak të një bisede, përqafojeni dhe kërkoni falje njëri-tjetrit e përfundoni me një meze të lehtë së bashku nga “pjata e Familjes së Shenjtë”.

 

  1. BASHKË ME ANËTARËT E TJERË TË FAMILJES EMËRTOJENI SHTËPINË

Mund të emërtohet sipas një shenjti, ose të frymëzoheni nga një vend në Bibël; mund të ketë emrin e rrugës ku jetoni, një atribut për të cilin e keni fituar me mundë ose mbiemrin tuaj. Por emërtimi i shtëpisë suaj është diçka që i jep një cilësi epike jetës tuaj, e cila krijon një ndjenjë të veçantë të lidhjes midis anëtarëve të familjes, që nuk mund të merret si e mirëqenë.

 

  1. VENDOSNI PRANË DERËS SË HYRJES UJI TË BEKUAR

Bekojeni veten dhe njëri-tjetrin kur të hyni e kur të dilni nga shtëpia.

 

  1. BEKONI NJËRI-TJETRIN PARA SE TË SHKONI NË GJUMË DHE PËRMENDNE EMRIN E SECILIT ANËTAR TË FAMILJES PARA GJUMIT

Mendoni për atë serialin klasik televiziv, The Waltons, i cili mbyllte çdo episod me atë ritual të bukur!

Teksa mbarojmë çdo ditë, le të kujtojmë këto fjalë të Papa Shën Gjon Palit II: “Familja, më shumë se çdo realitet tjetër njerëzor, është vendi ku personi përjeton dashuri për atë që është dhe ku mëson ta jetojë sinqerisht vetveten si dhuratë.” Zoti e bekoftë familjen tuaj./drita.info

 

Marrë nga: 12 Ways to honor the Holy Family this February (aleteia.org)

Përktheu për Dritën: Ardiana Hashani

Shpëndaje: