
Në një ceremoni shtetërore, më 18.02.2025, të organizuar nga Presidentja e Kosovës, Sh. S. Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar meshtarin e dioqezës sonë, Don Franë Sopi, me Medaljen Presidenciale “Anton Çeta”, e cila u jepet personave që kanë kontribuuar për paqen dhe pajtimin mes njerëzve.
Don Franë Sopi është i njohur për përkushtimin e tij në pajtimin e gjaqeve, kryesisht në Lugun e Drinit, ku ka shërbyer si meshtar gjatë tërë jetës së tij. Vitin e kaluar Don Frana shënoi 50-vjetorin e meshtarisë, dhe për këtë përvjetor ju nda mirënjohja dhe bekimi nga Papa Françesku, si falënderim për shërbimin e tij të përkushtuar ndaj Kishës./drita.info