Salla e Shtypit të Vatikanit: Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike

Në mbrëmjen e sotme, më 22 shkurt, Salla e Shtypit e Vatikanit publikoi përditësimin e lajmeve në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, që janë si vijon:

“Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike, ndaj, siç u shpjegua dje, Papa nuk është jashtë rrezikut. Paraditen e sotme Papa Françesku ka pasur një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë.

Nga analizat e sotme të gjakut rezultoi edhe trombocitopeni, e lidhur me aneminë, e cila ka kërkuar dhënien e transfuzionit të gjakut.  Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe e kaloi ditën në kolltuk ndonëse me më shumë dhimbje e lodhje sesa ditën e djeshme. Për momentin prognoza është e rezervuar”. – thuhet në deklaratën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Këto lajme të reja na nxisin që të vazhdojmë të lutemi edhe më tepër për shëndetin e Papës./dita.info

Shpëndaje: