
Znj. Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian, në profilin e saj zyrtar në facebook, ka lajmëruar se ka ftuar Atin e Shenjtë për të mbajtur një fjalim në një seancë të ardhshme të Parlamentit Evropian, duke e cilësuar atë simbolin moral të guximit dhe të qartësisë që e dëgjojnë evropianët e të gjitha besimeve.
Postimi i saj i plotë:
Papa Leoni XIV nuk është vetëm Bariu i Kishës Katolike në mbarë botën, por edhe simbol i guximit moral dhe i qartësisë në një kohë kur busulla të tilla nevojiten gjithnjë e më shumë.
Zëri i tij është një zë që evropianët e të gjitha besimeve – edhe ata pa besim – e dëgjojnë, e vlerësojnë dhe e respektojnë.
Në emër të Parlamentit Evropian, kam kontaktuar Selinë e Shenjtë për të rikonfirmuar ftesën tonë që Ati i Shenjtë të mbajë një fjalim në një Seancë Plenare të ardhshme të Parlamentit Evropian.
Shpresojmë ta mirëpresim atë në të ardhmen e afërt dhe të dëgjojmë mesazhin e tij për Evropën.

Postimi i Mëparshëm
