Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë Ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Sh. T. Matej Tonin
Prishtinë, 22 dhjetor 2021: Sot, në orët e pasdites, në Rezidencën e tij, ipeshkvi ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ka pritur në vizitë Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë Sh. T. Matej Tonin, i shoqëruar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Prishtinë, Sh. S. Minca Benedejčič, ipeshkvi i Kishës Anglikane Sllovene, dhe ekipin e tij me bashkëpunëtorë e ushtarë të kontingjentit sllovenë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Ministri ishte i interesuar për të njohur gjendjen e Kishës Katolike në Kosovë, aktivitetet e saja në fushën e pastoralit, katekumenatit, veprimtarinë karitative dhe edukative në vendin tonë, si dhe raportet ndërfetare dhe me qeverinë.
Ipeshkvi ynë, i shoqëruar nga Don Fatmir Koliqi, zëdhënës si ipeshkvisë dhe famullitar i Prishtinës, shprehu kënaqësinë për vizitën e ministrit dhe me shumë kënaqësi e informoi për jetën e Kishës sonë në të gjitha fushat ku jemi të pranishëm me veprimtari të ndryshme në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Pas takimit, me dëshirën e Ministrit Tonin dhe ekipit të tij, u bë një vizitë e shkurtër Katedrales Shën Nënë Terezës në Prishtinë.
Me këtë rast u shkëmbyen edhe dhuratat mes ministrit Tonin dhe ipeshkvit Gjergji, duke i uruar njëri-tjetrit për shumë mot e me bekime festat e Krishtlindjes./drita.info
[masterslider id=”2″]