Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Marijo Banožić, viziton Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Marijo Banožić, viziton Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

 

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Marijo Banožić, gjatë vizitës së tij zyrtare që po i bën vendit tonë, sot më 17 dhjetor, mori pjesë në Meshën e Agimit në Katedralen Shën Nënë Tereza, e cila u kremtua në orën 06:00 të mëngjesit, dhe pas meshe u takua me ipeshkvin tonë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergjin.

Ipeshkvi e informoi Ministrin me veprimtarin e Dioqezës Prizren-Prishtina, e cila angazhohet me ndërtimin dhe rritjen e jetës shoqërore. Ndonëse ajo është me një numër të vogël, ajo me shkollat e saja dhe me veprimtarin karitative është e shtrirë thuajse në çdo pjesë të Kosovës, për të promovuar vlerat njerëzore në shoqëri.

Në fund të takimit u shkëmbyen dhuratat simbolike mes Ministrit dhe Ipeshkvit./drita.info

[masterslider id=”3″]

Shpëndaje: